Lajme

Rusia do ta shlyejë borxhin në rubla, pasi SHBA-të mbyllën rrugët alternative


Rusia do të likuidojë borxhin e saj që ka në dollarë, në rubla. Kjo pasi skadimi i një boshllëku të sanksioneve mbylli opsionin e pagesave në monedhën amerikane, duke e vënë potencialisht Moskën në rrugën e falimentimit. 

Njoftimi erdhi një ditë pasi SHBA-të konfirmuan përfundimin e fazës së pritjes, duke krijuar një tjetër ”dhimbje koke” për Rusinë, ndërsa përpiqet të marrë fonde për investitorët.  

Një pagesë në rubla do të shkelte kushtet e një obligacioni të vitit 2026 në dollarë me kuponë që duhet të paguhen këtë të premte, duke shkaktuar një periudhë mospagimi 30-ditore përpara se Rusia të mund të rrëshqasë potencialisht në mospagim. 

Rusia përballet me një “situatë artificiale të krijuar nga një komb jomiqësor”, tha në një deklaratë ministri rus i Financave, Anton Siluanov.  

“Ne kemi para dhe gatishmëri për të paguar”. 

Pagesat e rublave do të bëhen në llogaritë e tipit “C” të investitorëve të huaj, të cilat ata do të jenë në gjendje t’i aksesojnë pasi të aplikojnë në Depozitën Kombëtare të Shlyerjes së Rusisë, tha ministria. 

Është e paqartë se si do të funksiononte ai proces dhe nëse investitorët do të ishin në gjendje t’i rikuperonin pagesat. 

Kalendari i pagesave 

Moska u detyrohet 1 miliard dollarë bono SHBA-ve deri në fund të vitit 2022. 

Rusia po i afrohet falimentimit nga sanksionet dhe kufizimet e vendosura si ndëshkim për pushtimin e saj në Ukrainë. Nisur që nga kjo e mërkurë, bankat dhe individët amerikanë janë të ndaluar të pranojnë pagesa të obligacioneve nga qeveria ruse.  

Rusia është planifikuar të bëjë rreth 100 milionë dollarë pagesa të borxhit të jashtëm të premten.

Duke qenë se pritej skadimi i boshllëkut, ajo filloi transferimin e parave javën e kaluar për të paraprirë kufizimet e reja.  

Nga pagesat e ardhshme të Rusisë, vetëm obligacioni 2036 në euro me një kupon që duhet të premten, lejon pagesat në rubla.

Kuponi 2026, me prerje në dollarë, liston vetëm sterlinat, eurot ose frangat, si monedha alternative, sipas dokumenteve të obligacioneve.

Për tre pagesat e ardhshme në fund të qershorit, dokumentet e obligacioneve gjithashtu nuk përfshijnë rublën si monedhë alternative për pagesat. 

Në prill, Moody’s Investors Service tha se, një përpjekje e Rusisë për të paguar bonot në dollarë në rubla dhe jo në monedhë të gjelbër, do të “konsiderohet si mospagim” nëse situata nuk korrigjohet brenda 30 ditëve nga data e pagesës së parave.  

“Situata aktuale nuk ka asgjë të përbashkët me vitin 1998, kur Rusia nuk kishte fonde të mjaftueshme për të paguar borxhet e saj”, tha Siluanov, duke iu referuar vitit që Rusia dështoi në rreth 40 miliardë dollarë të obligacioneve të saj lokale. 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore