Lajme

Rumania do t’i dhurojë Ukrainës një sistem Patriot


Rumania ka vendosur së fundmi t’i dhurojë Ukrainës një sistem patriot.

“Duke marrë parasysh përkeqësimin e konsiderueshëm të situatës së sigurisë në Ukrainë, pas sulmeve të vazhdueshme dhe masive nga Rusia ndaj popullsisë civile dhe infrastrukturës civile, në veçanti sektorit të energjisë, si dhe pasojave rajonale të kësaj situate, duke përfshirë sigurinë e Rumanisë, në koordinim të ngushtë me aleatët, anëtarët e Këshillit vendosën t’i dhurojnë Ukrainës një sistem Patriot”.

Kështu bëhet me dije në faqen e internetit të presidencës rumune.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore