Rumania, Belgjika dhe Sllovakia kalojnë në raundin e 16-të të Euro 2024

SHFLETO
Romario Ismailaj
26.06.2024 19:58
Loading Icons...

Rumania dhe Belgjika janë dy kombet e kualifikuara direkt nga Grupi E për në raundin e 16-të të Euro 2024. Atyre iu bashkohet edhe Sllovakia, si një nga vendet e treta më të mira të kualifikuara.

Ukraina është skuadra e parë në historinë e Kampionatit Evropian që përfundon e katërta në grup me 4 pikë.

Grupi E përfundoi fazën e grupeve me dy barazime dhe secila prej skuadrave e mbylli me nga 4 pikë në renditje.

Në dulet e kësaj të mërkure Sllovakia dhe Rumania u ndan në barazim 1-1, ndërsa Ukraina dhe Belgjika në barazim 0-0.

Sllovakia kaloi e para në avantazh me Ondrej Duda, por vetëm pak minuta më vonë erdhi barazimi nga Razvan Marin.

Duda është lojtari i parë sllovak që shënon në dy turne të mëdhenj (Euro 2016 dhe Euro 2024).

Falë goditjes së Marin-it, Rumania ka shënuar tre penallti në Kampionatin Evropian që nga fillimi i Euro 2016; asnjë ekip nuk ka arritur më shumë (me përjashtim të ndeshjeve me penallti).

Rumania ka shënuar katër gola në Euro 2024 dhe vetëm në Kupën e Botës 1994 (5) ka shënuar më shumë në fazën e grupeve të një turneu madhor (Botëror/Euro).

Takimi tjetër i grupit edhe pse përfundoi pa gola pati raste të shumta nga dy ekipet, por pa pasur një qartësi para portës.

Belgjika nuk bëri asnjë ndërhyrje të vetme në pjesën e parë kundër Ukrainës. Është vetëm hera e dytë në Euro 2024 që ndodh pasi Anglia bëri të njëjtën gjë dje kundër Sllovenisë.

Kështu, Ukraina eliminohet nga Euro 2024 vetëm për shkak golavarazhi (-2).

Statistikat e Sllovaki – Rumani

Statistikat e Ukrainë – Belgjikë