Lajme

Rukiqi për rritjen e çmimeve të energjisë: Efekti Albin, Martin, Nagip, Ridvan – duhet të na kenë lakmi për manipulime dhe dështime


Berat Rukiqi.

Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar pas ankesave të qytetarëve lidhur me shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike.

Rukiqi përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se kjo rritje vjen nga “efekti Albin, Martin, Nagip, Ridvan and Co”.

“Të obsesionuarit me manipulim të sondazheve i interesojnë vetëm shifrat fiktive të përkrahjes, por nuk i intereson rritja reale e kostos së jetesës për qytetarët e vendit”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka thënë se një hulumtim i thjeshtë në treg për artikujt bazik, tregon për disa pasqyrime.

“30-40 %, me shume shpenzime për vaj, miell dhe sheqer, 70- 80 %, me shume te faturat mujore te energjisë elektrike (sidomos gjate sezones dimërore) 30%, më shumë për peme dhe perime, 30-40 %, më shumë për nafte dhe derivate të naftës”.

Sipas tij, rritje të çmimeve ka edhe në gjëra të tjera.

“Sanksione dhe izolim (qindra milionë dëme direkt dhe miliona të tjerë dëme indirekte nga dëmtimi i imazhit), shkalla më e ulët e investimeve kapitale”.

“Rënie e blerjes të njësive të reja banesore, me potencial të kolapsit të njërit nga tre sektorët më të rëndësishme për ekonomin e vendit (sektori i ndërtimit).

Ndërsa, ka përmendur edhe rritjen ekonomike duke thënë se ka qenë nën mesatare të rritjes pas shpalljes te pavarësisë.

“Rënie e investimeve private, asnjë rritje të buxhetit për arsim dhe shëndetësi. Të tjerët duhet të na kenë lakmi për manipulime dhe dështime kolosale”.

Edhe, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka reaguar pas çmimeve të energjisë elektrike duke kërkuar nga Prokurori i Shtetit që këtë çështje ta hetojë me urgjencë.

Qytetarë të shumtë janë ankuar për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike në muajin dhjetor, duke i krahasuar me faturat e kaluara qytetarët kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me faturat që kanë pranuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore