Ruben Saraiva refuzon të bashkëpunojë me drejtësinë shqiptare

Brixhilda Xhuraj
17.02.2024 11:27
Loading Icons...

Ruben Saraiva, portugezi, i cili i cili akuzohet se ka vrarw biznesmenin Ardian Nikulaj ka refuzuar të bashkëpunojë me drejtësinë shqiptare.

28-vjeçari u ekstradua nga Maroku në dhjetor të vit të shkuar.

Ai u mor në pyetje në drejtorinë e policisë së Lezhës, nga dy prokurorët e çështjes, Erjon Shehaj dhe Francesk Ganaj.

Ata i ofruan bashkëpunim në këmbim të lehtësimit të pozitave penale, por Saraiva ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarjen e rëndë të Shëngjinit.

Ai mohoi autorësinë e vrasjes, por njohjen me Edmond Haxhinë, i akuzuar si porositës i ngjarjes.

Sipas Saraiva-s ai kishte ardhur në Shqipëri me pushime dhe kishin bërë plan me Haxhinë të mbillnin lëndë narkotike.

Hetimet

Gjykata e Lezhës caktoi të enjten e 27 prillit masën e sigurisë “arrest në burg” e dhënë në mungesë ndaj gjashtë autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit.

Akuzat e ngritura janë vrasje për gjakmarrje e vrasje të kryer në bashkëpunim.

Dy hetues britanikë mbërritën më herët në Prokurorinë e Lezhës, pas vrasjes së biznesmenit të njohur, i cili u ekzekutua më 19 prill me shtatë plumba.

Atentati u orkestrua nga shtetasi Edmond Haxhia, me të kontraktuar katër britanikë dhe një portugez.

Arsyeja pse hetuesit kishin zbritur në Lezhë, lidhet me faktin se Shqipëria ka kërkuar ekstradimin e të pesë shtetasve britanikë të përfshirë në ngjarje (përfshi Haxhian, i cili ka pasaportë angleze).

Nga ata, katër janë vënë nën arrest në Britani dhe çështja e tyre për ekstradimin pritet të vendoset nga autoritetet britanike.

Haxhia, porositës i vrasjes si edhe organizator i një grupi me pesë persona të tjerë në përbërje, e kishte planifikuar eliminimin e Nikulajt me detaje, ku personi që mori përsipër shkrepjen e armës, ishte shtetasi portugez, Ruben Saraiva.

Teksa, në detajet e reja të zbardhura, në Shqipëri askush nuk e kishte marrë përsipër ekzekutimin e biznesmenit, as për shuma deri në 500 mijë euro.

Vetë Nikulaj, prej muajsh e kishte rritur sigurinë rreth tij dhe lëvizte me një automjet të blinduar.

Gjyqtarja e distriktit të Londrës, Neeta Minhas, ka quajtur të drejtë kërkesën e Tiranës zyrtare për ekstradimin e tre të përfshirëve në ngjarje, duke vendosur edhe seancën e shqyrtimit më 5 maj.

Pas tyre, është kapur në Londër po ashtu shtetasja britanike Harriet Bridgeman, pjesë e grupit kriminal, mbi të cilën ende nuk ka një vendim.

Ndërsa, në rastin e Mithan, gjyqtarja Minhas ka vendosur po ashtu të mos e pranojë aplikimin për liri me kusht.

Në bazë ligjore ndërkaq, Shqipëria ka 45 ditë kohë për të paraqitur dosjen me provat dhe garancitë për gjyq të drejtë ndaj personave që do të ekstradohen.

Mbi këtë, ka qenë vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, i cili ka bërë me dije se dosjet e plota me provat e pakundërshtueshme është paraqitur tek organet britanike, gjë që më pas çoi edhe në arrestimin e katër shtetasve.

 

Të fundit

Aktuale