Kulturë

Rrugëtimi i Motrave Qiriazi në vitet ’30 (pjesa e dytë)


Nxitja për të hapur Institutin Qiriazi erdhi nga të tria anët. Diku në vitin 1920, disa miq aktivistë korçarë, Dr. Mihal Turtulli dhe Sotir Peçi (dy ministra radhazi të Arsimit), i ofruan Kristo Dakos një pozicion shërbimi. Kjo ftesë dhe planet e papërmbushura për të ngritur shkollën, që qenë parashikuar në vitin 1913, bënë që Dako dhe Parashqevia të ktheheshin atë vjeshtë në Tiranë.

Por pas mbërritjes së tyre, as Turtulli dhe as Peçi nuk mund të bënin asgjë për ta. As mungesë reflektimi apo mos-pasje të një vullneti të lirë. Kjo kishte të bënte më shumë me faktin se Shqipëria ndryshoi shtatë kabinete atë vit. Ministri pasardhës, Kristo Flloqi, gjithashtu një korçar, punësoi Dakon në krahun e tij dhe e emëroi atë Inspektor të Arsimit.

Ndërsa ata biseduan më tej së bashku, Dako propozoi themelimin e një shkolle, të titulluar Instituti Qiriazi, në Tiranë, me qëllimin e “avancimit të propagandës kulturore të përhapjes së gjuhës shqipe”.

Flloqi e honepsi idenë dhe Parashqevia paraqiti një kërkesë zyrtare në Ministrinë e Arsimit më 1 prill 1921, të cilën ai më pas ua paraqiti Këshillit të Ministrave.

Siç rezultoi, qeveria qe shumë e interesuar mbi planin. Në 27 prill, Këshilli miratoi kërkesën e Parashqevisë me kushtin që instituti të ndërtohej në Shqipërinë qendrore, afër Tiranës – ku një qendër e tillë për gratë e reja ishte më e nevojshme – dhe të përfshinte tetë klasa, të rregulluara nga një program arsimor i vendosur nga Ministria e Arsimit.

Në këtë pikë të diskutimeve të tyre, gjendja e arsimit fillor dhe të mesëm në Shqipëri ishte “shumë e kufizuar” dhe plotësisht e parregulluar.

Sipas raportit të paraqitur në Fondacionin Carnegie nga deputeti francez Justin Goddard, i cili vizitoi Shqipërinë në pranverën e vitit 1920, ishin gjithsej 532 shkolla fillore, duke ofruar mësime në nivele të ndryshme. Nga këto, 472 siguronin dy vjet shkollimi, 51 ofronin tre deri në pesë vjet, ndërsa 9 të tjerat kishin programe shtatë-vjeçare.

Për më tepër, kishte dy institucione të nivelit sekondar, Lice Francez në Korçë, dhe Shkolla Normale nga Elbasani.

Ndërsa Parashqevi Qiriazi vazhdonte të priste që shkolla të hapej në 1922, ajo zbuloi se statusi i saj si shkollë private sillte bllokada të vazhdueshme. Për çdo rotacion qeverie të njëpasnjëshme, asaj i duhej të paraqiste sërish të gjithë dokumentacionin e duhur, duke deklaruar qëllimin, dispozitat dhe strukturën organizative.

Në propozimin e saj të fundit, Parashqevia njoftoi ministrin e ri të Arsimit, Rexhep Mitrovica, që Liceu do të hapej: fillimisht me 5 mijë dollarë që Charles Crane kishte premtuar në 1913, do të merrte të ardhura nga shkollimi i studentëve, do të ofronte gjashtë klasa, mësimin në shqip, anglisht, dhe frëngjisht  dhe se stafi i shkollës do të përbëhej nga qytetarë shqiptarë, amerikanë dhe zviceranë.

Në përgjigje, qeveria ia bëri të qartë, se administrata e shkollës do të duhet të raportojë dhe përjashtojë më pas secilin prej fakulteteve që merrej me politikë.

Një muaj para se shkolla të hapej në tetor 1922, Sevasti Qiriazi paraqiti një peticion të fundit duke siguruar qeverinë që shkolla do t’u nënshtrohej të gjitha rregulloreve si një shkollë kombëtare dhe se do të vazhdonte trashëgiminë e shkollës së tyre origjinale për t’i shërbyer kombit dhe për të kryer “detyrën fisnike” të edukimit të vajzave shqiptare.

Thënë kjo, ajo i njohu trashëgiminë asaj shkolle dhe premtimin e saj për të ngritur arsimin e vajzave shqiptare, deri më atëherë si një nivel i prapambetur, plani i saj më në fund mori miratimin përfundimtar.

Kompromisi i kënaqi të dyja palët. Duke llogaritur se 20 për qind e shkollave të raportuara në 1922 u mbyllën për mungesë fondesh – dhe që deputetët dhuruan për hapjen e saj – do të thoshte se priteshin gjëra të mëdha nga Instituti Qiriazi.

Shteti i dha Institutit një ulje taksash për të gjitha materialet dhe furnizimet që Parashqevia kishte sjellë nga Shtetet e Bashkuara, dhe përveç kësaj premtoi të siguronte bursa për një numër të paspecifikuar – sa më shumë që të mundej – bursa për vajzat e varfra për t’u trajnuar si mësuese të shkollës fillore.

Pjesa e tretë vijon …

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore