Shqipëria

Rritje e hyrje-daljeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj për muajin gusht


Për muajin gusht të këtij viti, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar janë 2 milionë e 447 mijë e 981.

Referuar raportit të fundit nga INSTAT-i, ky tregues rezulton me një rritje 12,0 për qind, krahasuar me gushtin e vitit 2021.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1 milion e 710 mijë e 41. Ky numër është rritur me 11,2 për qind, krahasuar me gushtin e kaluar.

Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri

Hyrjet e shtetasve

Nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3,7 herë dhe Polonia me 92,1 për qind, krahasuar me gushtin e kaluar.

Gjatë tetë-mujorit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 4,1 herë dhe Greqia me 2,1 herë.

Kurse Maqedonia e Veriut ka pasur rritjen më të ulët me 6,2 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Lëvizjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj

Daljet e shtetasve

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit gusht 2022, janë 2 milionë e 499 mijë e 71, duke shënuar një rritje me 16,0 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë janë 773 mijë e 884. Krahasuar me gushtin e vitit 2021, ky numër është rritur me 14,2 për qind.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë janë 1 milion e 725 mijë e 187. Krahasuar me gushtin e vitit 2021, ky numër është rritur me 16,8 për qind.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë tetë-mujorit 2022, është 3 milionë e 849 mijë e 395, duke u rritur 34,7 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në territorin e Shqipërisë për qëllime “Personale” është 1 milion e 701 mijë e 527, duke u rritur me 11,4 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Hyrjet e shtetasve të huaj sipas qëllimit

Numri i shtetasve që kanë hyrë:

  • Nga pikat ajrore është rritur me 91,2 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Nga pikat detare është rritur me 46,6 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Nga pikat kufitare tokësore është rritur me 22,3 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i shtetasve që kanë dalë:

  • Nga pikat ajrore është rritur me 2,0 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Nga pikat detare është rritur me 55,5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Nga pikat kufitare tokësore është rritur me 27,0 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Lëvizjet e shtetasve sipas mënyrës udhëtimit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore