Shqipëria

Rritje e hyrje-daljeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar këtë shtator


Për muajin shtator të këtij viti, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar llogariten në 1 milion e 208 mijë e 667, çka rezulton me një rritje prej 52,2 për qind krahasuar me shtatorin e kaluar.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar këtë shtator është 761 mijë e 544, një numër që është rritur me 54,1 për qind krahasuar me shtatorin e vitit 2021.

Kështu rezulton në raportin e fundit të INSTAT-it për lëvizjet e shtetasve në Shqipëri.

Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri

Nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri për këtë vit, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3,8 herë dhe Maqedonia e Veriut me 3,3 herë.

Kurse gjatë nëntëmujorit të vitit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 4,0 herë dhe Anglia me 2,0 herë.

Ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 11,5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Lëvizjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj

Gjatë muajit shtator të këtij viti, daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë janë 1 milion e 371 mijë e 621, duke shënuar një rritje me 42,7 për qind nga një vit më parë.

Sakaq, daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit shtator të vitit 2022 janë 541 mijë e 216. Ky numër, krahasuar me shtatorin e kaluar, është rritur me 47,6 për qind.

Kurse daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë 830 mijë e 405. Krahasuar me shtatorin e vitit 2021, ky numër është rritur me 39,6 për qind.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë nëntëmujorit të vitit 2022, është 4 milionë e 390 mijë e 611, duke u rritur 36.2 për qind.

Ndërkohë, për shtatorin, numri i shtetasve të huaj të hyrë në territorin e Shqipërisë për qëllime “Personale” është 744 mijë e 366, duke u rritur me 53,6 për qind.

Hyrjet e shtetasve të huaj sipas qëllimit

Numri i shtetasve që kanë hyrë nga pikat ajrore është rritur me 83,9 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i atyre të hyrë nga pikat detare është rritur me 47,3 për qind.

Dhe i atyre që kanë hyrë nga pikat kufitare tokësore është rritur me 25,3 për qind.

Numri i shtetasve që kanë dalë nga pikat ajrore është rritur me 86,5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga pikat detare është rritur me 57,0 për qind dhe nga pikat kufitare tokësore me 28,8 për qind.

Lëvizjet e shtetasve sipas mënyrës udhëtimit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore