
Paga mesatare mujore bruto e Shqipërisë u rrit me 16.9% nga viti në vit në 70,905 lekë (712 dollarë/663.6 euro) në tremujorin e dytë të 2023.
Kjo, pas një rritjeje vjetore prej 9.2% në tremujorin e parë, tha Zyra Kombëtare e Statistikave.
Paga mesatare bruto në sektorin publik arriti në 82,207 lekë, ndërsa në sektorin privat në 65,901 lekë, thuhet në një deklaratë të hënën nga shërbimi statistikor i INSTAT.
Gjatë periudhës prill-qershor, paga mesatare më e lartë, me vlerën 149,091 lekë, është vërejtur në sektorin e shërbimeve financiare dhe të sigurimeve, ku pas saj është sektori i informacionit dhe komunikimit me 112,114 lekë.
Nga ana tjetër, paga më e ulët e regjistruar, 47,068 lekë, u gjet në sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit.
Paga minimale mujore bruto në Shqipëri aktualisht është 40 000 lekë.
Rritja u bë me 6 mijë lekë. Kjo pagë iu atribua si sektorit publik, edhe atij privat dhe reflektoi një rritje prej 17% në krahasim me pagën që ishtenë treg.
Impakti kryesor u pa te punonjësit, të cilët marrin pagë minimale në vend dhe përbën të ardhurat kryesore të këtyre personave.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Mira Murati, një nga 25 gratë më me ndikim në botë për vitin 2023
-
Asnjanësi klimatike deri në vitin 2050 – A do ia dalë Shqipëria?
-
COP28: 50 kompani të naftës dhe gazit nënshkruajnë statutin për të përshpejtuar veprimet klimatike në sektorin industrial
-
Thellimi i raporteve Kosovë-Kenia, në fokus të takimit Osmani-Ruto