Financa

Rritja e çmimeve të konsumit me 0.4% nga një vit më parë


Në muajin tetor të këtij viti, ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Konsumit (IÇK) në Shqipëri është 2.4 për qind, krahasuar me 2.0 për qind të vitit paraardhës.

Kurse në rrafshin mujor, ky ndryshim i IÇK-së nga tetori në shtator është 0.1 për qind.

Kjo referuar një raporti të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT).

Ndryshimet vjetore të Indeksit të Çmimeve të Konsumit (%)
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit

Në muajin tetor, sipas INSTAT-it, rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1.33 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0.36 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0.24 pikë përqindje.

Kurse çmimet e grupit “Komunikimi” me +0.10 pikë përqindje, të “Argëtim dhe kulturë” me +0.09 pikë përqindje, “Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0.08 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0.07 pikë përqindje, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0.06 pikë.

Ndërkaq, ato te “Shëndeti” kanë kontribuar me +0.03 pikë përqindje, “Shërbimi arsimor” me +0.01 pikë përqindje dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me -0.03 pikë.

Ndikimi i grupeve në ndryshimin vjetor
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore

Krahasuar me muajin tetor të vitit 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 6.8 për qind, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3.9 për qind, “Komunikimi” me 3.2 për qind, “Argëtim dhe kulturë” me 2.7 për qind, “Veshje dhe këpucë” me 2.2 për qind, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 1.9 për qind secili.

Ndërkaq, INSTAT-i nxjerr se grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ka pësuar një rritje me 1.2 për qind, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Shëndeti” me 0.8 për qind secili dhe “Shërbimi arsimor” me 0.4 për qind.

Ndërsa, grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ul me 0.4 për qind.

Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me 7.7 për qind, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 6.9 për qind, “bukë dhe drithëra” me 5.8 për qind, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 4.7 për qind, “zarzavate përfshirë patatet” me 3.5 për qind dhe “qumësht, djathë dhe vezë” me 3.3 për qind.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore

Krahasuar me muajin shtator të vitit 2021, çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 1.8 për qind, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.4 për qind secili.

Kurse “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.3 për qind secili dhe “Komunikimi” me 0.2 për qind, dallon INSTAT.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” u ulën me 0.4 për qind, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.2 për qind, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0.1 për qind secili.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit
Ndryshimet vjetore të Indeksit të Çmimeve të Konsumit
Ndryshimet mujore të Indeksit të Çmimeve të Konsumit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore