Lajme

Rritja e agrobiznesit në Spanjë, shkaktar i shkretëtirëzimit


Rritja e temperaturave dhe zjarret masive që përfshinë Evropën këtë verë u dhanë evropianëve një mësim mbi rreziqet e ndryshimit të klimës.

Por, shumë ekspertë e shohin problemin më afatgjatë. Ata thonë se në Spanjë shkretëtirëzimi është një problem në rritje.

“Shkretëtirëzimi është një nga katër problemet kryesore në botë. Së bashku me ndryshimet klimatike, humbjen e biodiversitetit dhe ndotjen”, tha Elias Symeonakis, ekspert në Universitetin Metropolitan të Mançesterit.

“Ne varemi nga ato zona që po degradojnë. Për ushqim dhe popullsinë tonë”, tha ai.

Shkaku kryesor mbetet njeriu me veprimet e tij, të tilla si ujitja e tepërt, e cila gërryen tokën dhe mbipopullimi.

Problemi ekziston në një shkallë të frikshme në Spanjë, ku bujqësia është industrializuar në mënyrë të qëndrueshme dhe tre të katërtat e masës së tokës tashmë janë përgjithësisht të thata ose gjysmë të thata.

“Spanja është vendi i BE-së me rrezikun më të madh nga shkretëtirëzimi”, tha Teresa Ribera, zëvendëskryeministre dhe ministre për Mjedisin, për “Financial Times.”

Ajo tha se qeveria po planifikon një strategji kombëtare këtë vjeshtë.

Rajonet në juglindje dhe lindje të Spanjës janë ndër më të prekurit në Evropë. Por shkretëtirëzimi po ndodh edhe në Itali dhe Greqi.

Kriza është akoma më e rëndë në Afrikën Veriore, në territoret palestineze dhe në Mozambik.

Në Spanjë, rreth 20% e tokës është e shkretuar tashmë. Në zona të tilla, toka prodhuese nuk mund të prodhojë mjaftueshëm për jetën njerëzore dhe shtazore.

Imazhet satelitore tregojnë se edhe një për qind e territorit spanjoll po degradon në mënyrë aktive për shkak të praktikave intensive bujqësore, megjithëse një zonë më e madhe është prekur indirekt.

Del Barrio, si shumë ekspertë të tjerë, e lidh shkretëtirëzimin me përdorimin e ndryshuar të tokës, industrializimin e bujqësisë dhe ujitjen intensive.

Ndryshime të tilla kanë ndihmuar në rritjen e të ardhurave të Spanjës nga bujqësia me gati 50 për qind në dekadën e fundit.

Por industria bujqësore gjithashtu përdor pothuajse shtatë herë më shumë ujë sesa të gjitha shtëpitë spanjolle.

Ekspertët shqetësohen se tendencat aktuale janë të paqëndrueshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore