Lajme

Rritet vdekshmëria në Francë nga i nxehti ekstrem


Instituti Francez i Statistikave regjistroi një rritje të ndjeshme të numrit të vdekjeve në korrik të këtij viti, e cila mund të lidhet me nxehtësinë ekstreme.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi francez “BFMTV”.

Në korrik, në Francë humbën jetën mesatarisht 1 mijë e 750 njerëz në ditë, ndërsa në qershor mesatarisht 1 mijë e 610.

Maksimumi në ditë u regjistrua më 19 korrik – 2 mijë e 98 vdekje.

Për krahasim, në korrik të vitit të kaluar, numri maksimal i vdekjeve ishte 1 mijë e 777.

Shifra për vitin 2022 është gjithashtu 13 për qind më e lartë se korriku i vitit 2019, dhe në disa rajone – kryesisht në jug – kjo diferencë është 17-19 për qind.

Diferenca midis treguesve mesatarë në qershor 2019 dhe 2022 është vetëm 4 për qind.

Për krahasim, marrim verën famëkeqe të vitit 2003, kur edhe vendi vuante nga vapa e tmerrshme dhe me të u shoqërua edhe vdekja e shumë të moshuarve.

Gjithsej 133 mijë e 69 njerëz vdiqën atë verë dhe 138 mijë e 522 persona në verën e vitit 2022.

Shkencëtarët janë të kujdesshëm nëse ky ndryshim është një tregues se vapa e vitit 2022 ishte më e rëndë, apo nëse vdekshmëria më e lartë në korrik 2022 është shkaktuar nga një kombinim i këtij faktori dhe një valë tjetër të epidemisë së Coronavirus-it.

Çështja është planifikuar të hetohet më në detaje.

Kujtojmë se në ditët më të nxehta të verës së vitit 2022, temperatura e ajrit në Francë kaloi në disa vende 40°C.

Moti i thatë dhe i nxehtë shkaktoi zjarre pyjore në shkallë të gjerë, disa prej të cilave nuk u shuan për javë të tëra.

Thatësira e këtij viti në Evropë mund të bëhet më e keqja në 500 vitet e fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore