Uncategorized

Rritet numri i personave alergjik nga ushqimi


Alergjia ndaj ushqimit shpesh herë mund të jetë fatale. Mjafton që dikush të konsumojë një sasi të vogël të një produkti, që simptomat të shfaqen.

Sipas një rishikimi të të dhënave të pranimeve në spital, janë zbuluar raste të anafilaksisë në rritje në Amerikë, Australi dhe Europë.

“Alergjitë ushqimore janë rritur në një masë absolutisht të çmendur”, thotë Graham Rook, pedagog i mikrobiologjisë mjekësore në Universitetin e Londrës.

Ekspertët kanë hedhur hipotezën se kjo mund të lidhet me kujdesin që njerëzit kanë filluar të kenë dhe higjienën. Kjo nënkupton se sa më të pastër të jemi, aq më shumë gjasa kemi të prekemi nga alergjitë.

Por Rook e hedh poshtë këtë. Ai tregon se është jetike të ruhet higjiena e mirë për t’u mbrojtur nga sëmundjet.

Po ashtu ai shprehet se “nuk ka të bëjë nëse e mbani shtëpinë tuaj të pastër apo jo, por me atë nëse zorra juaj po has lloje të ndryshme të mikroorganizmave”.

Nuk është rritur vetëm numri i të prekurve. Wshtë rritur edhe gama e ushqimeve ndaj të cilave njerëzit janë alergjikë është zgjeruar gjithashtu.

Një teori për numrin e rritur ka qenë se ne thjesht jemi më të vetëdijshëm për alergjitë ushqimore.

Stanford studioi  po të njëjtën çështje

Karl Nadeau, një specialist i alergjive në Universitetin Stanford, thotë se është e vërtetë se njerëzit janë më të informuar por kjo nuk do të thotë se për këtë arsye po rriten rastet.

U zbulua gjithashtu se alergjitë ushqimore ndryshojnë sipas mjedisit. Studimi tregoi se rastet nga alergjia e kikirikut në Greqi, ku ata hanë shumë pak kikirikë, ishte 0%.

Gjithashtu vlen të përmendim një devijim në mënyrën se si këshillat për alergjitë ushqimore kanë ndryshuar gjatë viteve.

Shmangia e plotë e një ushqimi nuk do të të ndihmojë domosdoshmërish dhe madje mund të dëmtojë. Nëse dikush që vuan tashmë nga një alergji, imunoterapia dhe konsumimi me ritme të ngadalta i ushqimeve alergjike, po jep rezultate jashtëzakonisht premtuese./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore