Lajme

Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë


Ilustrim.

Sërish në Kosovë, ka pasur rritje të çmimit të derivateve, në disa pompa derivatesh çmimi i litrit të naftës ka shkuar në 1.65 euro.

Kryetari i Shoqatës së Naftërëve të Kosovës, Fadil Berjani në një prononcim për Albanian Post ka bërë të ditur se nuk dihet akoma se çfarë çmime mund të ketë në ditët në vijim.

“Sot në Kosovë çmimet e derivateve sillen dizelli 1.63 cent, benzina 1.42 cent. Çfarë çmime do të kemi në ditët në vijim nuk mund të themi sepse ka lëvizje të çmimeve në berz, çmimet në import janë rritur”.

Berjani, ka kërkuar nga Ministria e Tregtisë që të anuloj vendimin për marsh të fitimit mbi 4 për qind.

“Çmimi përcaktohet nga importuesit dhe këtë e ka mundësuar Ministria e Tregtisë pasi që ka lejuar marsh të fitimit mbi 4%, që i bie mbi 6 cent për litër”.

“Kërkojmë që ky vendim të anulohet që të jet treg i hapur dhe i lirisë duke u bazuar në kushtetutë”, deklaroi Berjani për Albanian Post.

Kryetari i Shoqatës së Naftërëve të Kosovës, Fadil Berjani.

Ndryshe, gjatë muajit maj të vitit 2020 në pikun e pandemisë COVID-19 ishte shënuar një rekord i rënies së çmimit të naftës në Kosovë.

Kështu çmimi i karburanteve gjatë kësaj periudhe kishte rënë deri në 80 cent për një litër karburant.

Në anën tjetër, në Kosovë përveç rritjes së çmimit të naftës, është shtrenjtuar edhe energjia elektrike për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë orë, pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Tarifat e reja kanë filluar të aplikohen nga 9 shkurti dhe do të vazhdojnë deri më 31 mars të vitit 2023.

Ky vendim i ZRRE-së është kundërshtuar ashpër nga partitë opozitare në Kuvend dhe organizatat e shoqërisë civile, të cilat kanë deklaruar se kostoja e faturës për energji elektrike do të jetë e papërballueshme për qytetarët e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore