
Investimet në agroturizëm po bëhen tërheqës për mjaft individë, veçanërisht për ata që rrënjët i kanë të lidhura me fshatin. Aktiviteti i tyre po shtrihet në të gjithë ditët e javës, duke mos u fokusuar më vetëm në fundjavë.
Promovimi në media dhe lehtësitë fiskale kanë nxitur zhvillimin e tyre. Ministria e Turizmit thotë se aktualisht janë certifikuar 13 pika agroturistike, ndërsa katër të tjera janë ende në process.
Numri i turistëve që hyjnë në Shqipëri posaçërisht për përvojat e agroturizmit ose të turizmit rural, ështe shumë i lartë, sipas Agjencisë së Udhëtimeve të ShBA-së.
Sipërmarrësi Gert Hajri, ka ngritur një fermë me 85 krerë gjedhë për mish në Rreth, pranë fshatit Gjepalaj. Ai ka zgjedhur të mbarështojë gjedhë të racës së vendit dhe i ushqen me ushqim bio. Për të siguruar të gjithë ushqimin e nevojshëm, ai ka marrë me qira 30 hektarë tokë.
Në suksesin e tij e ka ndihmuar afërsia me pikën e autorizuar të thertores në Pezë, Helmes, dhe prej aty furnizon dyqanet, ndërsa ndihma nga Ministria e Bujqësisë mungon. Së fundmi, është një nga furnitorët kryesorë të Agroturizëm Gjepali.
Të gjitha produktet e Mrizit të Zanave, një nga pikat e para agroturistike, merren nga fshatarët e zonës së Zadrimës. Altin Prenga, nga Mrizi i Zanave, e përjashton mundësinë e mbingopjes së tregut për sa i përket agroturizmit, për sa kohë ka ende toka djerrë dhe të papunuara. Ai shton se agroturizmi do të jetë shpëtimtari i ekonomive rurale.
Në zonën ku ai ka ngritur Mrizin e Zanave, janë hapur edhe tri pika të tjera, të cilat po punojnë duke u mbështetur te fermerët përreth. Tashmë te Mrizi i Zanave nuk gjen pije industriale, një model që duhet përqafuar. Shumë fermerë gjendeshin para derës së Mrizit me fruta që nuk kishin ku t’i çonin, pasi nuk gjenin treg./AlbanianPost.com
/Albanianpost.com-
Fituesi i dytë i NIMI TV nga Italia është me fat? Bën aksident me veturë përgjatë udhëtimit në Shqipëri dhe pas 10 ditëve është fitues i veturës DACIA SANDERO!
-
Shumë yje, akoma më shumë miliona – të famshëm e pasanikë mblidhen në Saint Tropez
-
Renditja e atleteve të Kanye West, nga më të këqijat në më të mirat
-
Arrestohet 22 vjeçarja pasi dyshohet se plagosi Vali Corleone-n