Lajme

Rriten aksionet e Evergrande-s pas kryerjes së një pagese në kohë


Aksionet e kompanisë kineze të pronave, Evergrande, u rritën me 6%, pas shlyerjes së një borxhi në afat. Por jo atij, me vlerë 47.5 milionë dollarë, me afat javën e ardhshme.

Evergrande ka më shumë se 300 miliardë dollarë borxh, që duket gjithnjë e më i paaftë për t’i shlyer. Detyrimet totale të kompanisë janë të barabarta me rreth 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Kinës.

Kriza ka shkaktuar frikën se kolapsi i saj i mundshëm mund të dërgojë valë tronditëse në tregjet globale.

Filloi vitin e kaluar, kur Pekini, i shqetësuar nga borxhi i madh në sektorin e pasurive të paluajtshme, solli rregulla të reja për të kontrolluar shumën që u detyrohen zhvilluesve të mëdhenj.

Mediat kineze raportuan se kompania kishte paguar një interes para një afati të rëndësishëm.

Kompania humbi një pagesë prej 83.5 milionë dollarësh muajin e kaluar, ndërsa nuk pagoi në kohë. Afati i fundit, ishte e shtuna e 23 tetorit.

Nëse afati do të ishte humbur, Evergrande do të ishte zhytur në borxhe të mëdha.

Pas shlyerjes së pagesës, aksionet e Evergrande u rikthyen, pas rënies sё theksuar tё një dite më parë.

Firma kineze e pasurive të paluajtshme, Hopson Development, thuhet se kishte vendosur të blinte 51% të aksioneve tё saj.

Megjithatë, të dyja kompanitë konfirmuan se marrëveshja ishte mbyllur, pasi nuk ishin në gjendje të bien dakord për kushtet.

Pagesa e fundit nuk ka gjasa t’i zbusë shqetësimet e investitorëve afatgjatë.

Nëse Evergrande ka bërë vërtet pagesën e interesit të bonove sot, kjo është ende vetëm një zgjidhje afatshkurtër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore