Kosova

Rrëzohen skelet mbi një grua dhe fëmijën e saj në Gjilan


Një incident që për fat të mirë nuk ka rezultuar me fatalitet ka ndodhur në Komunën e Gjilanit ku skelet e vendosura në një ndërtesë kanë rënë mbi një grua dhe fëmijën e saj.

Skelet e rrëzuara në Gjilan

Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit.

Fatmirësisht, nëna dhe fëmiu i saj rezultojnë të jenë jo në një gjendje me rrezik për jetë, por se janë jamëruar për dhimbje të kokës dhe lëndime trupore si pasojë e shtypjeve nga rënia e skeleve.

Ushtruesi i Drejtorit në Spitalin e Gjilanit, Arsim Emini, ka deklaruar se edhe nëna edhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Gruaja është në emergjencë në Spitalin e Gjilanit, është lajmëruar me dhimbje të kokës dhe të trupit për shkak të shtypjeve pas së rënies së skeleve”.

“Është duke u ekzaminuar dhe do të bëhen edhe ekzaminimet shtesë radiologjike, deri tani është e vetëdijshme dhe e orientuar”, tha Emini.

Emini mes tjerash tha se fëmija nuk ka marrë lëndime.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore