
Bazuar në publikimin e raportit “Analiza e trendit të qëndrimeve të komunitetit serb në Kosovë” nga organizata joqeveritare “Aktiv” rezulton që 70 për qind e serbëve në Kosovë konsiderojnë se nga akterët ndërkombëtarë, Rusia është mbrojtësi më i mirë i interesave të komunitetit serb në Kosovë.
Në këtë hulumtim i cili është prezantuar në Prishtinë, vetëm 4 për qind e tyre mbështesin idenë e ndryshimit të kufijve.
“Të dhënat nga hulumtimi i këtij viti tregojnë se kënaqëshmëria me gjendjen aktuale politike, ekonomike dhe të sigurisë në Kosovë është shumë e ulët. Krahasuar me hulumtimet e vitit 2020 dhe 2021, vërehet një rënie shtesë e kënaqëshmërisë lidhur me gjendjen materiale të të anketuarve”, thuhet në raport.
Ndërsa 53 për qind e të anketuarve kanë qëndrim negativ ndaj Bashkimit Evropian.

Gjithashtu 67 % e të anketuarve janë deklaruar se në Kosovë nuk ka parti apo politikanë të cilëve u besojnë.
Nga të anketuarit, 55 për qind e tyre konsiderojnë se në tri vitet e ardhshme jeta e serbëve në Kosovë do të përkeqësohet derisa vetëm 7 për qind e tyre mendojnë që situata në Kosovë është duke shkuar në drejtimin e duhur.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të hënë pritet të certifikojë kandidatët për kryetar të katër komunave për zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen më 18 dhjetor në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Zgjedhjet në këto katër komuna po mbahen pasi Lista Serbe vendosi të largojë kryetarët në këto komuna, për arsyeje se Qeveria e Kosovës vendosi të zbatojë vendimin e sekuencuar për targa.
Vendimi tashmë është shtyrë dhe më nuk ka as qortime as gjoba për shoferët me targa “KM”, por ligjërisht dorëheqja e mandateve nënkupton zgjedhje të reja komunale.
/Albanianpost.com-
Kanceri i qafës së mitrës, ndër 10 më të përhapurit në Shqipëri/ Mundësi unike nga SIGAL UNIQA që nuk duhet humbur nga gratë dhe vajzat
-
Sherr në lokal, adoleshenti plagos rëndë moshatarin
-
“S’e thyen as Millosheviç-in sanksionet”, propagandisti rus gëzohet me deklaratën e Milanoviç-it: Mirë që ka njerëz të tillë në Evropë
-
Fluturon, fluturon… Albin Kurti!