Rregullorja e re: VV angazhon më së shumti zyrtarë të lartë, dikur premtonin shkurtim të pagave për deputetë

Pasi me vendim të Kuvendit të Kosovës, secili deputet do të ketë mundësinë të angazhojë një zyrtar personal dhe nga 120 deputetë, më së shumti këtë të drejtë deri më tani e kanë shfrytëzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Nga lista e dërguar nga Kuvendi për Albanian Post, shihet se nga 76 zyrtarët e lartë të angazhuar, 34 janë nga Vetëvendosje.
Numri më i madh i të angazhuarve nga Vetëvendosje konsiston edhe me faktin se është grupi më i madh parlamentar, krahasuar me partitë e tjera.
Angazhimi i zyrtarëve të angazhuar nga deputetët u bë i mundur pasi u ndryshua rregullorja për shtesat.
Kjo rregullore e re, që u miratua nga kryesia e Kuvendit, parasheh paga mujore për këta zyrtarë mbi 600 euro.
Veç këtyre zyrtarëve personal, me rregullore parashihet që të ketë këshilltarë politikë edhe për grupe parlamentar dhe numri ndryshon varësisht nga madhësia e grupit parlamentar.
Gjithashtu, parashihet asistent shtesë edhe për Shefin e Grupit Parlamentar.
Mundësinë e re të zyrtarëve personal e kanë shfrytëzuar të gjitha partitë politike në Kuvend.
Partia Demokratike e Kosovës ka të angazhuar 16, pra për 16 deputetët, kurse janë 12 deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës që janë shtuar me nga një asistent.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka gjashtë, kurse grupi multietnik katër.
Partitë politike, përveç pagave për deputetët, këshilltarë të grupeve parlamentare, këshilltar për shefa të grupeve parlamentare dhe tash për zyrtarë personalë, marrin në baza vjetore – mbledhur së bashku – edhe disa milionë euro për çdo vit.
Shuma shkon diku afër 4.5 milionë, e cila ndahet varësisht nga madhësia e partisë.
Dikur, kur Vetëvendosje ishte në opozitë, një nga premtimet ishte që do të ulën drastikisht pagat e zyrtarëve të shtetit.
Kurti kishte shkruar se “asnjë pagë e zyrtarëve të lartë nuk duhet të jetë më e lartë se dyfishi i pagës mesatare. Nëse politikanët duan paga më të mëdha, atëherë duhet ta rrisin pagën mesatare të qytetarëve”.
Pagat për deputetët nuk janë ulur, ajo bazë është rreth 1300 euro, kurse bashkë me shtesa për pjesëmarrje, për komisione parlamentare dhe angazhime të tjera shkon mbi 2000 euro.
Stafi mbështetës politik për deputetë
Partia Demokratike e Kosovës
- Avdi Dragaj Zyrtar i lartë personal Bekim Haxhiu
- Edon Uka Zyrtar i lartë personal Mergim Lushtaku
- Altin Ademi Zyrtar i lartë personal Abelard Tahiri
- Adrian Camaj Zyrtar i lartë personal Xhavit Haliti
- Baki Azemi Zyrtar i lartë personal Hisen Berisha
- Besarta Pllana Zyrtare e lartë personale Ariana Musliu-Shoshi
- Bujar Kelmendi Zyrtar i lartë personal Hajdar Beqa
- Erisa Azemi Zyrtare e lartë personale Floretë Zejnullahu
- Fiona Behramaj Zyrtare e lartë personale Blerta Deliu
- Fjolla Mahmuti Zyrtare e lartë personale Isak Shabani
- Marigona Pajaziti Zyrtare e lartë personale Eliza Hoxha
- Bujar Kelmendi Zyrtar i lartë personal Hajdar Beqa
- Orgest Topojani Zyrtar i lartë personal Elmi Reçica
- Petrit Morina Zyrtar i lartë personal Memli Krasniqi
- Sabit Syla Zyrtar i lartë personal Ardian Kastrati
- Valentin Beiqi Zyrtar i lartë personal Rashit Qalaj
Lëvizja VETËVENDOSJE
- Albana Bucaliu Zyrtare e lartë personale Shqipe Metaj – Isufi
- Arbëreshë Berisha Zyrtare e lartë personale Drita Millaku
- Ardian Dervisholli Zyrtar i lartë personal Fitim Haziri
- Artizane Krasniqi Zyrtare e lartë personale Arta Bajralija
- Bedri Baliu Zyrtar i lartë personal Driton Hyseni
- Betina Rexhepi Zyrtare e lartë personale Arijeta Rexhepi
- Drita Dibrani Zyrtare e lartë personale Besim Muzaqi
- Driton Shaqiri Zyrtar i lartë personal Nijazi Isaku
- Edon Buca Zyrtar i lartë personal Luan Aliu
- Elvana Bushi Zyrtare e lartë personale Mirsad Shkreta
- Faton Januzi Zyrtar i lartë personal Haxhi Avdyli
- Faton Shabani Zyrtar i lartë personal Fjolla Ujkani
- Fitim Gashi Zyrtar i lartë personal Milazim Salijaj
- Fjolla Nasufi Zyrtare e lartë personale Halil Thaçi
- Gzim Abrashi Zyrtar i lartë personal Eman Rrahmani
- Kaltrina Iberdemaj Zyrtare e lartë personale Labinotë Demi – Murtezi
- Kushtrim Hyseni Zyrtar i lartë personal Ekrem Mustafa
- Leta Rexha Zyrtare e lartë personale Gani Krasniqi
- Liridona Ibrahimi Zyrtare e lartë personale Haki Abazi
- Luljeta Rashiti – Demaj Zyrtare e lartë personale Tinka Kurti
- Meriton Gjemollari Zyrtar i lartë personal Arbër Rexhaj
- Munib Durguti Zyrtar i lartë personal Visar Korenica
- Ndriqim Doli Zyrtar i lartë personal Jahja Kokaj
- Nëntor Zeka Zyrtar i lartë personal Enver Dugolli
- Ridvan Nebihu Zyrtar i lartë personal Burim Meta
- Sami Gashi Zyrtar i lartë personal Jeta Statovci
- Rinor Krasniqi Zyrtar i lartë personal Hydajet Hyseni-Kaloshi
- Shkurte Sadiku Zyrtare e lartë personale Mirlinda Tishukaj-Sadiku
- Shqiptrim Latifi Zyrtar i lartë personal Arjeta Fejza
- Teuta Mustafa Zyrtare e lartë personale Alban Bajrami
- Time Hasani Zyrtare e lartë personale Agon Batusha
- Tringë Kadrolli Zyrtare e lartë personale Shqipe Mehmeti-Selimi
- Vanesa Sopjani Zyrtare e lartë personale Fitim Uka
- Yll Haxhiislami Zyrtar i lartë personal Gramos Agusholli
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
- Alisa Thaqi Zyrtare e lartë personale Time Kadrijaj
- Andi Pllana Zyrtar i lartë personal Albena Reshitaj
- Arbresha Asllani Zyrtare e lartë personale Shemsedin Dreshaj
- Festim Bytyçi Zyrtar i lartë personal Pal Lekaj
- Gent Ramosaj Zyrtar i lartë personal Albana Bytyqi
- Serbeze Osmani Zyrtare e lartë personale Ramush Haradinaj
Lidhja Demokratike e Kosovës
- Anduena Shtavica Zyrtare e lartë personale Avdullah Hoti
- Dafina Mehmeti Zyrtare e lartë personale Vlora Dumoshi
- Faik Muçiqi Zyrtar i lartë personal Agim Veliu
- Goneta Agushi Zyrtare e lartë personale Valentina Bunjaku – Rexhepi
- Gramos Shala Zyrtar i lartë personal Doarsa Kica-Xhelili
- Granit Berisha Zyrtar i lartë personal Lumir Abdixhiku
- Ilir Loshi Zyrtar i lartë personal Arben Gashi
- Ndriçim Çekaj Zyrtar i lartë personal Armend Zemaj
- Qlirim Ibrahimaj Zyrtar i lartë personal Anton Quni
- Rilind Beça Zyrtar i lartë personal Besian Mustafa
- Rina Maksutaj Zyrtare e lartë personale Marigona Geci
- Shukri Kryeziu Zyrtar i lartë personal Driton Selmanaj
MULTIETNIK
- Arzu Vrşevça Zyrtare e lartë personale Fidan Jilta
- Gylten Gavrani Zyrtare e lartë personale Erxhan Galushi
- Šehida Azari Zyrtare e lartë personale Samra Ilijazi
- Violeta Haniqi Zyrtare e lartë personale Bekim Arifi
PA GRUP PARLAMENTAR
- Filip Šubarić Zyrtar i lartë personal Cvetko Veljković
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maqedonci për arrestimin e pjesëtarit të FSK-së: Do të veprohet në përputhje me rregullorët
-
Putini kërkonte ‘kolapsin energjetik’ të Berlinit
-
Italia në kërkim të punëtorëve të huaj, punëdhënësit paraqesin mbi 600 mijë aplikime
-
I arrestuari i tretë për vrasjen në Prishtinë është pjesëtar i FSK-së, e konfirmon Ministria e Mbrojtjes