Roy Keane, kritika të ashpra ndaj Sterling-ut dhe Grealish-it

SHFLETO
Romario Ismailaj
12.07.2021 16:30
Loading Icons...

Ish-lojtari i Manchester United-it dhe i Kombëtares së Irlandës, Roy Keane, ka kritikuar ashpër dy lojtarët e Anglisë, Raheem Sterling-un dhe Jack Grealish-in, pasi të dy lojtarët nuk dëshironin të gjuanin penalltitë në finalen kundër Italisë.

Pasi Sterling-u dhe Grealish-i nuk moren përsipër përgjegjësinë për të gjuajtur 11-të metërsh, atë përgjegjësi e mori, Bukayo Saka. I riu humbi penalltinë e “shpresës” për Anglinë, çka i dha italianëve trofeun.

Anglia humbin shansin për të fituar trofeun e parë të Evropianit, në finalen e parë që merrte pjesë. Keane që aktualisht është opinionist ndeshjesh në Angli, nuk ishte i kënaqur as me Marcus Rashford-in, Jadon Sancho-n dhe Saka-n.

“Nese je Sterling-u dhe Grealish-i, nuk mund të qëndroni vetëm atje dhe të lini një djal të ri si Saka të dalë para jush. Nuk mundesh”, tha Keane pas ndeshjesh.

“Nuk mund ta lini një 19-vjeçar të ndrojtur të godasë përpara jush. Ata kanë shumë më shumë përvojë. Sterling-u ka fituar tituj. Ai duhet të godasë para se ta bëjë më i riu”, përfundoi shtatë herë kampioni i Premier Ligës me Manchester United-in.