Aplikacione

Rosgram-i rus si zëvendësues i Instagram-it


Mes luftës me Ukrainën, Rusia ka vendosur të prezantojë aplikacionin e vet të quajtur Rosgram si zëvendësues të Instagram-it.

Lajmin e ka bërë të ditur vet media e re sociale përmes kanalit zyrtar në platformën Telegram.

Po ashtu është raportuar edhe nga media ukrainase “The Kyiv Independent”.

Mësohet se aplikacioni i ri, që i shtohet gamës së madhe të mediave sociale, do të jetë si zëvendësues për Instagram-in. Ky i fundit u ndalua në Rusi më datë 14 mars.

Megjithatë, ai pritet të mos përfshijë shumë nga veçoritë e Instagram-it, por do të ketë akses me pagesë në përmbajtje të caktuara.

Pas sulmit të Ukrainës, shumë vende kanë vendosur shumë lloje sanksionesh ndaj Rusisë, duke përfshirë çështjet ekonomike.

Përveç këtyre, në Rusi janë ndaluar edhe platformat e mediave sociale Facebook, instagram dhe YouTube.

Sakaq, pas ndalimit të platformave, shumë biznese të vogla dhe të mëdha në Rusi janë prekur.

Besohet se pas nxjerrjes së këtij aplikacioni në Rusi, banorët vendas do të kenë përfitim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore