Sport

Romano: Liverpool nuk është afër transferimit të De Jong


A mund të jetë Liverpool-i gati të nënshkruajë Frenkie De Jong nga Barcelona? Jo sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano.

Barcelona është e etur ta largojë De Jong-un, përpara mbylljes së afatit kalimtar për të lehtësuar problemet e tyre financiare.

Manchester United dështoi në një përpjekje për të marrë lojtarin në Old Trafford në fillim të kësaj vere, ndërsa Chelsea gjithashtu dështoi.

Tani Jurgen Klopp raportohet të jetë i interesuar pasi pranoi se duhet të nënshkruajë me një mesfushor përpara mbylljes së afatit kalimtar.

25-vjeçari raportohet të jetë i lumtur të qëndrojë në Camp Nou, dhe Romano tha në rubrikën e tij Caught Offside se nuk ka pasur asnjë kontakt me Liverpool-in për një lëvizje të mundshme.

“Deri më tani nuk kam asnjë lajm për Frenkie de Jong dhe Liverpool”, tha Romano. “Nuk ka negociata në progres siç janë gjërat dhe unë e kam përsëritur që nga korriku se asgjë nuk do të ndryshojë nëse Frenkie nuk ndryshon mendje, pra të qëndrojë te Barcelona”.

“Struktura e pagave të Liverpool-it gjithashtu do të thotë se kjo nuk është një marrëveshje e lehtë. Le të shohim nëse lojtari ndryshon mendje, por ndjenja ime është se Chelsea është më afër transferimit të tij”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore