Përballje

Roma shënon fitore të thellë, siguron kualifikimin tutje në Ligën e Konferencës


Roma e ka mposhtur skuadrën e Zorya Luhansk me rezultat 4:0, në ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së Konferencës.

Carles Perez e hapi serinë e golave në minutën e 15-të, pastaj me Nicolo Zaniolo, dyfishoi epërsinë në minutën e 33-të.

Jordan Veretout kishtë mundësi të mirë për të trefishuar shifrat në pjesën e parë, por ai nuk u tregua i saktë nga penalltia dhe me epërsi prej dy golash të “Giallorossëve” skuadrat shkuan në pushim.

Derisa në pjesën e dytë, doli në skenë sulmuesi kryesor i itlianëve, Tammy Abrham, i cili realizoi edhe dy gola të tjerë, njërin në minutën e 46-të dhe tjetrin në të 75-tën.

Me këtë fitore, Roma mban vendin e dytë në Grupin C me 10 pikë, një më pak se lideri Bodoe/Glimt.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, norvegjezët e Bodo/Glimt arritën fitoren e radhës, duke mposhtur skuadën e CSKA Sofia-s, me rezultat 2:0.

Nga një gol në secilën pjesë realizuan kampionët e Norvegjisë, për të mbajtur pozitën e parë në grup.

Ndërkohë, u befasua skuadra belge, Gent, të cilët u mposhtën nga grekët e Anorthosis, me rezultat minimal 1:0.

Pavarësisht se humbën, Gent vazhdon të kryesojë në Grupin B, me 10 pikë të grumbulluara, e ndjekur nga Partizani Beogradit me shtatë.

Fitore të rëndësishme arritën edhe danezët e Randers, të cilët mposhtën rumunët e Cluj, me rezultat 2:1.

Me këtë fitore, Randers ngjitet në vendin e dytë të Grupit D, me shtatë pikë, katër më pak se lideri AZ Alkmar, të cilët barazuan ndaj skuadrës çeke, Jablonec.

Ndërkohë, fitore të rëndësishme arriti edhe LASK Linz nga Austira, të cilët mposhtën në udhëtim ekipin nga Izraeli, Maccabi Tel Aviv.

Me këtë fitore, LASK pozicionohet në vendin e parë të Grupit A, me 13 pikë të grumbulluara, ndërsa Maccabi mbetet e dyta me 10 pikë, por që të dyja e kanë siguruar kalimin e fazës së grupeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore