Sport

Roma nis kontaktet me Bayern-in për transferimin e Sabitzer


Klubi i Romës është duke vazhduar përforcimin në këtë afat kalimtar veror, derisa i fundit në listën e dëshirave të trajnerit Jose Mourinho, është futbollisti i Bayern Munich-ut, Marcel Sabitzer.

Trajneri portugez e pëlqen shumë futbollistin 28 vjeçar, derisa drejtuesit e dy skuadrave kanë pasur biseda për të gjetur një marrëveshje për austriakun.

Drejtuesit e Bayern-it janë gati ta lejojnë largimin e mesfushorit të avancuar, nëse vije një ofertë rreth 20 milionë euro, shumë që nuk përbën problem për Romën.

Sabitzer ka pasur një vit shumë të vështirë te kampioni në fuqi i Gjermanisë, andaj largimi në këtë verë duket i pashmangshëm.

Sabitzer ishte njëri nga lojtarët e preferuar të trajnerit Julian Nagelsmann te Leipzig-u, por te Bayern-i nuk shkuan gjërat siç duhen mes dyshes.

Mesfushori 28 vjeçar ka zhvilluar në total 32 ndeshje në të gjitha garat, por shumicën nga to i inkuadruar nga banka rezervë duke shënuar vetëm një gol e duke asistuar në një tjetër.

Kujtojmë që bavarezët e transferuan atë në verën e vitit të kaluar për 15 milionë euro, derisa ai ka kontratë të lidhur deri në vitin 2025.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore