Sport

Roma kërkon mesfushorin e Manchester United


Roma e ka identifikuar mesfushorin e Manchester United-it, Scott McTominay, si një opsion për të forcuar mesfushën e tyre këtë verë, raporton gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio.

Verdhekuqtë po kërkojnë të marrin disa përforcime këtë verë për t’i dhënë Jose Mourinho-s burimet e nevojshme për të garuar në sezonin e ardhshëm.

Roma tashmë ka filluar të shqyrtojë një sërë opsionesh për të forcuar mesfushën e saj këtë verë, duke përfshirë Renato Sanches të Paris Saint-Germain dhe Marcel Sabitzer të Bayern Munich.

Siç raportohet nga Di Marzio, emri i fundit në listën e Romës është McTominay, i cili mund të largohet nga Manchester United.

26-vjeçari skocez ka vetëm dy vjet të mbetura nga kontrata e tij, por pritet të largohet për shkak të hapësirave të pakta që pritet t’i ketë në sezonin e ardhshëm.

Mourinho e kujton mirë McTominay-n nga koha e tyre së bashku te “Djajtë e Kuq” dhe vlerëson cilësitë e 26-vjeçarit.

Sezonin e kaluar, mesfushori skocez shënoi tre gola dhe dha një asistim në 39 paraqitje në të gjitha garat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore