Sport

Roma huazon dy lojtarë të Getafe


Roma ka konfirmuar që ka huazuar sulmuesin Borja Mayoral dhe mesfushorin Gonzalo Villar, te skuadra spanjolle Getafe, të cilët do të qëndrojnë deri në fund të këtij sezoni.

Klubi nga kryeqyteti italian huazoi futbollistët e lartcekur, pasi që nuk arritën të gjejnë hapësira në formacionin e trajnerit Jose Mourinho.

Kujtojmë që Borja Mayoral iu bashkua Romës në verën e vitit 2020 nga Real Madrid-it, i cili në 56 paraqitje ka shënuar 18 gola.

Ndërsa Gonzalo Villar erdhi te Roma në janar të vitit 2020 nga skuadra e Elche-s, i cili deri më tani ka bërë 64 paraqitje me fanellën e “gillorossëve”.

Ekipit verdhekuq iu bashkuan në këtë afat kalimtar dimëror Serigo Oliveira nga Porto, si dhe Ainsley Maitland-Niles nga Arsenali në formën e huazimit.

Roma do të kërkojë të rikthehet te rezultatet pozitive këtë sezon, të cilët nuk po kalojnë në një formë të mirë.

Ata aktualisht pozicionohen në vendin e shtatë në tabelë me 32 pikë të mbledhura, nëntë më pak se vendi i katërt, i cili garanton një vend në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore