
Në 2021 Rolls Royce do të nxjerri versionjn e ri Ghost i cili do të jetë i pajisur me kamera që ndihmojnë në parashikimin e kushteve të rrugës gjatë udhëtimit.
Sipas Autoweek-it transmeton AlbanianPost, ky sofistikim i Rolls Royce Ghost me kamera të inkorporuara bën të mundur që pasagjerët në kabinë të mos pësojnë tronditje nga rrugët problematike.
Pjesa e pasme e makinës është projektuar si hapësira më luksoze ku sediljet mundësojnë opsionin e masazhimit. Ndërsa pjesa e poshtne vjen me një zgjerim i cili mundëson rehati të shtuar për pasagjerët.
Në momentin që shoferi e ndez Ghost-in, makina shkëlqen nga dritat që stimulojnë ambientin me yje të natës./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com