Lajme

Rohde uron Kosovën: Gjermania do të jetë partnere e fortë në rrugën tuaj drejt integrimit euroatlantik


Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar Kosovën në përvjetorin e 16 të pavarësisë.

Përmes një postimi në platformën sociale, X, ambasadori gjerman ka garantuar Kosovën se Gjermania do të vazhdojë të jetë një shtet mik.

“Jini të sigurt se Gjermania do të vazhdojë të jetë një mike e ngushtë dhe partnere e fortë në rrugën tuaj drejt integrimit euroatlantik”, ka shkruar Rohde.

Gjatë ditës së sotme pavarësinë e Kosovës kanë uruar edhe krerët e shtetit Osmani, Kurti e Konjufca.

Osmani në rrejtin sociale Facebook ka thënë që “Të duam Kosovë, të lirë, të pavarur, sovrane e me aleatë. Urime ditëlindjen e 16-të”.

Në mbledhjen solemne të Qeverisë së Kosovës ditën e pavarësisë e ka uruar edhe kryeministri Kurti.

“26-vjetorin e epopesë së UÇK-së dhe 25-vjetorin e çlirimit tonë nga okupimi i Serbisë. Përvjetor të këtillë ofrojnë raste të përshtatshme për reflektime retrospektive, që rëndom mund të mos kemi kohë t’i bëjmë gjatë ditëve të tjera të vitit, kur jemi të zënë me urgjencat e përditshme që duhet të ballafaqohemi. Nga kemi ardhur, ku jemi dhe nga po shkojmë? Këto janë pyetjet që i shtrojmë secili. Përgjigjet tona nuk do të thotë se duhet të pajtohen me njëra-tjetrën”, tha ai.

Përveç Osmanit e Kurtit pavarësinë e Kosovës e ka uruar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili falënderoi ushtarët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës “veprimtarët politikë e miqtë ndërkombëtarët që dhanë gjithçka për Pavarësinë e Kosovës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore