
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, konsideron se sulmi i kriminelëve të Serbisë ndaj policëve të Kosovës në Banjskë të Zveçanit nënvizon nevojën për t’i vazhduar bisedimet e dialogut Kosovë-Serbi.
Rohde, përmes një shkrimi në platformën ‘X’ ka shpërndarë një postim të emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak i cili është takuar me këshilltarët e lartë të krerëve të Francës, Gjermanisë e Italisë, me pjesëmarrjen e të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.
“Sulmi i tmerrshëm kriminal dhe terrorist i së dielës kundër oficerëve të zbatimit të ligjit në Kosovë, nënvizon nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit tani”, ka shkruar ambasadori.
"What we want to do is make sure everyone feels safe…"
Xhelal Sveçla, the Kosovan Minister of Internal Affairs responds after Serbia's President blamed Kosovo for months of provocation after a deadly stand-off between ethnic Serb gunmen and police in northern Kosovo. pic.twitter.com/bpkd3BpiGN
— BBC Newsnight (@BBCNewsnight) September 25, 2023
Polici Afrim Bunjaku, i cili është vrarë të dielën në fshatin Banjskë të Zveçanit, në Veri nga bandat kriminale të Serbisë është varrosur këtë të hënën në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.
Pas një sulmi terrorist nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës u plagos dhe një tjetër u lëndua.
Organet e rendit konfirmuan se katër sulmues janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar, dy prej tyre të uniformuar dhe katër të tjerë që ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve.
Derisa pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist dyshohet se janë arratisur duke kaluar në territorin e Serbisë.
Policia ka gjetur prova të reja, pajisje e materiale që janë konfiskuar në Veri ku kishte shkëmbime me armë zjarri dhe janë prezantuar të hënën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Murati: Është bërë procesimi i subvencioneve për ngrohje për familjet në asistencë sociale
-
SPAK lëshon disa urdhër-arreste për Inceneratorin e Tiranës
-
Asambleja e PS votëbeson sekretarët e rinj të partisë
-
Lajçak takohet me Hill-in: Planifikuam hapat e ardhshëm, bashkëpunimi BE dhe SHBA i shkëlqyer në dialog
Lajmet kryesore
-
Integrimi i Shqipërisë në BE do të jetë rekord, falë Mira Muratit dhe Inteligjencës Artificiale
-
Njësia Speciale Intervenuese proteston sërish të shtunën, i bashkohet edhe Sindikata e Policisë së Kosovës
-
Fitore për Andrew Tate, gjykata vendos se ai mund të lëvizë lirisht brenda Rumanisë
-
Konjufca: Qasja e BE-së për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë – Serbi s’dërgon në rezultate, problemi qëndron tek kush i pari e bën hapin