Lajme

Rohde: Pionierët e ushtrisë gjermane arritën në Kosovë, do të përgatisin terrenin për kontingjentin e ri


Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, përmes një postimi në platformën sociale, X, ka njoftuar se të hënë në Kosovë kanë arritur “pionierët e ushtrisë gjermane”, të cilët do të përgatisin terrenin për kontingjentin e ri të ushtarëve gjerman që pritet të dislokohen në Kosovë gjatë javëve të ardhme.

Gjermania, sipas Rohde, vazhdon të marrë përgjegjësinë brenda KFOR-it në Kosovë.

“Si hap i parë drejt pranisë më të madhe ushtarake në terren, pionierët nga Bundeswehri mbërritën dje në Kosovë për të përgatitur terrenin për kontingjentin gjerman të KFOR-it që do të jetë në rritje”, ka shkruar Rohde.

Ndryshe Gjermani njoftoi se një kontigjent shtesë i këmbësorisë nga radhët e Forcave të Armatosura të Gjermanisë (Bundeswehr) pritet të mbërrijë në Kosovë javët e ardhshme për të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s në vend (KFOR) për shkak të situatës së brishtë të sigurisë, posaçërisht pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të territorit kosovar të banuar me shumicë serbe.

NATO shtoi numrin e ushtarëve për shkak të situatës së paqëndrueshme.

Arsenalit të ushtrisë së Kosovës, të martën, i janë shtuar disa kamionë ushtarakë.

Këta kamionë, Qeveria i ka blerë nga Gjermania dhe disa të tjerë janë pranuar si donacion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore