Lajme

Rohde: Kemi “ftohje” të raporteve me Kosovën, duhet një burrë shteti për t’i “ngrohur”


Jorn Rhode

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rhode, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, ka thënë se nuk është aspak lëvizje e zgjuar që ekzekutivi kosovar ka vendosur që të ecë vetëm, ndërsa ka konfirmuar ftohjen e raporteve me Qeverinë e Kosovës për shkak të mos-përmbushjes së kërkesave të tyre.

“Nuk është mirë që të ecet vetëm. Që nga viti 1999, kemi qenë përkrah Kosovës dhe Gjermania i ka dhënë edhe një shtytje në Këshillin e Evropës. Si mund të ecë përpara Kosova, nëse kemi ftohje raportesh, prandaj ato duhet përafrohen sërish”, tha diplomati gjerman.

“Për momentin kemi ftohje. Kur bën kërkesa e që nuk dëgjohen, normalisht që nuk do t’i ngrohë raportet. Ajo që na duhet është një burrë shteti e jo luftë deri në fund. Dëgjimi i këshillës sonë është që të flitet me palën tjetër, në vend se të bëhen akuza ndaj njëri tjetrit”, shtoi ai.

Ajo që veçse ishte paralajmëruar prej kohësh pritet të bëhet realitet – Kosova rrezikon të futet për herë të parë në mesin e shteteve të pakta që janë nën sanksionet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa ashpërsia e të cilave parashihet të rritet varësisht rrethanave.

Një varg sanksionesh tepër serioze janë pregatitur tashmë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave të tyre nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për uljen e tensioneve në veriun e territorit të banuar me serbë etnikë.

Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja lokale atje dhe kthimi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve janë tri kërkesat e përbashkëta të bashkësisë ndërkombëtare për kryeministrin Kurti, por këto jo që s’janë përmbushur, por ky i fundit ka dalë me kërkesa të vetat.

Kufijtë kohorë janë ngjeshur – sanksionet ndaj Kosovës në prag

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore