Lajme

Rohde ia shpreh mbështetjen Osmanit për arritjen e objektivave të Kosovës


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadori gjerman Jorn Rohde.

Përveç ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të premten është takuar edhe me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Përmes një komunikate për media është thënë se temë diskutimi ka qenë edhe thellimi i bashkëpunimit mes dy palëve.

“Në takim u diskutua për pjesëmarrjen e Kosovës në COP28, konferencën kryesore globale për ndryshimet klimatike, si dhe hapat tutje pas kësaj pjesëmarrjeje historike të Republikës së Kosovës në nivel të kreut të shtetit”.

Ndërsa ambasadori gjerman ka shprehur gatishmëri për ta përkrahur Kosovën në arritjen e objektivave.

“Ambasadori Rohde shprehu gatishmërinë e Gjermanisë për të vazhduar mbështetjen për Kosovën në arritjen e objektivave që kontribuojnë në adresimin e sfidave klimatike në vend”, thuhet në komunikatën e presidencës.

Edhe me ambasadorin amerikan përmes një komunikate nga Zyra e Presidencës është thënë se Osmani ka diskutuar për format e avancimit të partneritetit.

“Vjosa Osmani priti në takim në rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ku ishte prezente dhe drejtoresha për Evropën jugore dhe qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Colleen Hyland”.

“Në takim, Presidentja Osmani bisedoi për zhvillimet e fundit në vend, si dhe u fol për format konkrete të avancimit të partneritetit e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në komunikatë.

Më 15 dhjetor edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili ka qenë i shoqëruar edhe me Drejtoreshën për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Collen Hyland.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore