Rodrygo pritet të nënshkruaj deri në vitin 2028 me Real Madrid-in

SHFLETO
Jon Haxhiu
13.07.2022 19:00
Loading Icons...

Rodrygo Goes tashmë ka vënë në letër një zgjatje të kontratës tre-vjeçare – dhe rritje të konsiderueshme të pagës – që do ta mbante atë në Real Madrid deri në qershor 2028, raporton gazeta spanjolle, Marca, me njoftimin zyrtar që pritet në javët e ardhshme.

Anësori brazilian, 21 vjeç, pati një ndikim dramatik sezonin e kaluar, duke shënuar gola vendimtarë në ndeshjet e Champions League kundër Chelsea dhe Manchester City.

Sipas Marca-s, marrëveshja e re përfshin një klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh, e cila pasqyron rëndësinë e tij në rritje në ekip.

Gazeta spanjolle thotë se një marrëveshje u arrit javë më parë dhe u nënshkrua këtë javë pas kthimit të Rodrygo nga pushimet verore, por konfirmimi nga klubi mund të presë deri pas turneut të Madrid-it në SHBA për shkak të disa problemeve të vogla.