UEFA ka dënuar Rodri-n dhe Alvaro Morata-n pasi dyshja spanjolle brohoritën kundër Gjibraltarit pas triumfit të tyre në Euro 2024.
Muajin e kaluar Spanja mposhti Anglinë 2-1 në finalen e Euro 2024, duke u bërë kombi i parë që fitoi Kampionatin Evropian në katër raste.
Mesfushori i Manchester City-t, Rodri dhe sulmuesi i atëhershëm i Atletico Madrid-it, Morata – i cili që atëherë iu bashkua Milan-it – luajtën role kyçe në ecurinë e Spanjës drejt finales.
Dyshja mbetën në qendër të vëmendjes gjatë festimeve publike në Madrid të nesërmen, edhe pse jo për arsyet e duhura.
Lojtarët iu prezantuan mijëra mbështetësve spanjollë pas kthimit në Spanjë, me një skenë të ngritur në qendër të Madridit.
Morata – si kapiten i ekipit – drejtoi prezantimin, por gjërat u bënë të diskutueshme kur ai dhe Rodri morën mikrofonin për të bërë thirrje për Gjibraltarin.
Territori ndodhet në skajin jugor të shteti spanjoll, por ka qenë nën kontrollin britanik që nga shekulli i 18-të.
Dy lojtarët brohoritën: “Gjibraltari është spanjoll”, duke iu referuar pretendimit të gjatë territorial të Spanjës.
Federata e Gjibraltarit u zemërua dhe paraqiti një ankesë zyrtare në UEFA për thirrjet “thellësisht ofenduese”.
UEFA i akuzoi të dy lojtarët dhe tani ata kanë marrë secili nga një ndeshje pezullim për “shkelje të rregullave bazë të sjelljes së denjë, për përdorimin e ngjarjeve sportive për manifestime të natyrës josportive…”.
Për fat të mirë për Man City dhe Milan, pezullimet vlejnë vetëm për futbollin ndërkombëtar.
Kjo do të thotë se të dy do të humbasin ndeshjen hapëse të Spanjës në Ligën e Kombeve kundër Serbisë më 5 shtator.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com