Aplikacione

Rivali i ChatGPT-së nxjerr në treg chatbot-in që mund të përmbledhë një roman të tërë


Një kompani amerikane e inteligjencës artificiale (AI) ka nxjerrë në treg një chatbot rival për ChatGPT-në.

Ai mund të përmbledhë blloqe teksti me përmasa të reja dhe funksionon nga një listë parimesh sigurie të nxjerra nga burime të tilla si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut.

Anthropic e ka bërë chatbot-in, Claude 2, të disponueshëm publikisht në SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar, teksa debati rritet mbi sigurinë dhe rrezikun shoqëror të AI-së.

Kompania e ka përshkruar metodën e saj të sigurisë si “AI Kushtetuese”, duke iu referuar përdorimit të një sërë parimesh për të bërë gjykime rreth tekstit që prodhon.

Sakaq, chatbot-i është trajnuar mbi parimet e marra nga dokumentet duke përfshirë deklaratën e OKB-së të vitit 1948 dhe kushtet e shërbimit të Apple-it, të cilat mbulojnë çështje moderne si privatësia e të dhënave dhe imitimi.

Andrew Rogoyski i Institutit për AI të përqendruar te njerëzit në Universitetin e Surrey në Angli ka thënë se qasja Antropike ishte e ngjashme me tre ligjet e robotikës të hartuara nga autori i fantashkencës Isaac Asimov.

Këto të fundit përfshijnë udhëzimin e një roboti që të mos shkaktojë dëm te njeriu.

“Më pëlqen të mendoj për qasjen e Anthropic që na afron pak me ligjet imagjinare të robotikës të Asimov, në atë që ndërton në AI një përgjigje parimore që e bën atë më të sigurt për t’u përdorur”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Claude 2 pason lançimin shumë të suksesshëm të ChatGPT, i zhvilluar nga rivali amerikan OpenAI, i cili është ndjekur nga chatbot-i Bing i Microsoft-it, bazuar në të njëjtin sistem si ChatGPT dhe Bard i Google-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore