Stil

Rita Ora pjesë e kalendarit “Pirelli 2022”


Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është bërë pjesë e kalendarit të famshëm të kompanisë së gomave – “Pirelli 2022”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rita, e cila përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram-it, ndërsa ka thënë se ndihet e nderuar të jetë pjesë e kalendarit më të famshëm në glob.

Fotografi e publikuar nga Rita Ora dhe e ri-publikuar nga Pirelli.

Por, kalendari i vitit të ardhshëm përfshin edhe figura të tjera me influencë në publik, të tillë si Grimes, Cher e Jennifer Husdon dhe disa të tjerë.

Ndërkaq, e veçanta e fotografive të publikuara në këtë kalendar është se shumica prej tyre janë të shkrepura në Pallatin e Teatrit në Los Angeles, i cili daton prej vitit 1911 si dhe disa të tjera janë të realizuara në kështjellën e Marmon në Francë.

Prodhimi i kalendarit “Pirelli” kishte nsur që në vitin 1964 dhe njerëzit më të famshëm ndër vite ishin bërë pjesë e tij, kryesisht nga bota e kinematografisë, muzikës dhe sportit.

Të gjithë ata që janë paraqitur dhe vazhdojnë të bëhën pjesë e kalendarit “Pirelli”, një gjë e dinë sigurt – ata duhet të pozojnë në mënyrë provokuese, nudo ose gjysmë të zhveshur.

Annie Leibovitz dhe Natalia Vodianova gjatë xhirimeve të “Pirelli Calendar 2016”.

Kalendari prodhohet me disponueshmëri të kufizuar prej 20 mijë sosh për çdo vit. Kopjet nuk dalin në shitje, por përkundrazi u jepen si dhurata korporative personave të famshëm dhe klientëve të përzgjedhur të markës Pirelli.

Kalendari i vitit 2021 ishte anuluar për shkak të pandemisë globale të Coronavirusit, por po rikthehet për vitin 2022, me muzikantë dhe figura të dëshmuara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore