Rio Ferdinand: “Diallo si Cristiano Ronaldo”

SHFLETO
albanianpost
13.01.2021 12:47
Loading Icons...

Ish qendër-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ka folur në podcastin e tij: “Askush nuk e njihte Cristiano Ronaldon kur u ble nga ne. Historia e Diallo është shumë e ngjashme. Duke e parë në fushë, por dhe nga ç’thuhet për të, mendoj se do të bëhet një nga më të mirët në botë”

Shitja e Amad Diallo tek Manchester United ka qenë një merkato e shkëlqyer për Atalanta-n. Ivorianit 18 vjeçar, prej pak ditësh është bërë pjesë e djajve të kuq të United, blerje që i kushtoi britanikëve 25 milion euro plus 15 të tjera bonus. Daillo, që tashmë ka nënshkruar me United një kontratë deri në qershor 2025, i kanë mjaftuar vetëm 24 minuta në Serie A, me vetëm një gol kundër Udinese-s për të fituar transferimin në Angli.

Në Manchester ka mjaft pritshmëri për të dhe këtë e konfirmojnë fjalët e Rio Ferdinand, ish qendërmbrojtësi dhe kapiteni i United: “Idea e shoqërisë është se ka siguruar një gurë të çmuar. Askush nuk e njihte Cristiano Ronaldon kur e kemi blerë, as edhe tifozët portugezë – kujton Ferdinand në ‘Presents FIVE’ – historia është shumë e ngjashme. Ai mund të projektohet në nivel botëror”./AlbanianPost.com