Shqipëria

Rinis mësimi për sistemin parauniversitar


Ka rinisur më 22 shkurt mësimi për sistemin parauniversitar. Për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulëta gjatë javës së kaluar, mësimi u zhvillua online.

Sipas këtij skenari, nxënësit e ciklit fillor dhe maturantët do ta ndjekin mësimin në shkolla. Ndërsa nxënësit nga klasa e gjashtë deri në klasën e 11-të do ta bëjnë mësimin e alternuar.

Në udhëzimin e Ministrisë së Shëndetësisë u njoftua se shkollat e mesme në Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lushnjë, Lezhë, Pogradec dhe Kamëz, do ta vazhdojnë mësimin online deri në një vendim të ri të Komitetit Teknik. Këto qytete cilësohen si zona me përhapje të lartë të Covid-19.

Vendimi i Komitetit Teknik pritet gjatë kësaj jave, ndërkohë që Shqipëria vazhdon të jetë në kufizim orar nga 6:00 deri në 20:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore