Shqipëria

Rinas/ Mbërrijnë edhe 29,250 doza vaksine Pfizer


Në Rinas kanë mbërritur edhe 29 mijë e 250 doza vaksine Pfizer.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në llogarinë e saj në platformën Twitter.

“Edhe 29 mijë e 250 doza vaksine Pfizer mbërritën në mbrëmje në Aeroportin ‘Nënë Tereza’, duke e çuar në 2 milionë e 74 mijë e 560 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë”, ka shkruar ministrja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore