
Liga e Kampionëve do të rikthehet këtë të martë me ndeshjet e treta të fazës së grupeve.
Takime interesante do të zhvillohet në ora 18:45 dhe 21:00, derisa me vëmendje pritet ndeshja mes Inter-it dhe Barcelonës.
Ky ballafaqim i përket Grupit C, teksa dyja skuadrat kanë nga tre pikë pas dy ndeshjeve, pasi që si njëra ashtu edhe tjetra kanë humbur ndeshjen nga lideri i grupit, Bayern Munich-u.
Sa i përket formës momentale, Inter-i po kalon një një periudhë të vështirë, ku dy ndeshjet e fundit në Serie A i kanë humbur.
We're back! Matchday 3 is here! 🥳#UCL
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 3, 2022
Në anën tjetër, Barcelona është duke kaluar nëpër formë shumë të mirë, të cilët tashmë e kanë marrë për herë të parë edhe vendin e parë në La Liga (me pikë të barabarta me Real-in).
Italianët do t’i kenë dy mungesa shumë të rëndësishme për këtë takim si Romelo Lukaku që është ende i lënduar dhe Marcelo Brozovic-in, ndërkaq trajneri Simone Inzaghi la në dyshim për paraqitjen e sulmuesit tjetër, Lautaro Martinez.
Në anën tjetër edhe spanjollët do të kenë mungesa në këtë ndeshje, si treshja e mbrojtjes: Ronald Araujo, Jules Kounde dhe Hector Bellerin, ndërsa nuk do të paraqiten as Frenkie De Jong dhe Memphis Depay.
Në takimin tjetër të këtij grupi, Bayern Munich pritet të ketë punë të lethë në shtëpi me Viktoria Plzen.
Ndeshjet e tjera të së martës:
Marseille – Sporting Lisbon
Ajac – Napoli
Club Brugge – Atletico Madrid
Eintracht Frankfurt – Tottenham
Porto – Bayer Leverkusen
Liverpool – Rangers
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ambasadori amerikan u shpjegon politikanëve ashpërsinë e sanksioneve ekonomike
-
Në ditën e të drejtave të njeriut, Begaj kujton 75-vjetorin e Deklaratës Universale: Shënjoi historinë
-
Shqipëria është kthyer në parajsën e re të pensionistëve italianë
-
Pretendimi i “DeepCapture”: Smith kërkoi ryshfet prej 100 milionë dollarësh