Rikthehet konflikti Azerbajxhan-Armeni, disa ushtarë vriten në kufi

SHFLETO
Vitjon Nina
13.09.2022 8:17
Loading Icons...

Konflikte të reja mes Azerbajxhanit dhe Armenisë janë raportuar në orët e para të mëngjesit të 13 shtatorit, ku sipas të dhënave, një numër ende i paidentifikuar ushtarësh azerë kanë mbetur të vrarë prej trupave armene.

Kjo shkëndijë, rikthen kështu zyrtarisht në vëmendje konfliktin dekadent për rajonin e Nagorno-Karabakh, mbi të cilin u zhvillua edhe një luftë e mirëfilltë në vitin 2020.

Nga ana tjetër, sipas raportimeve të Agjencisë Franceze të Lajmeve AFP, trupa azere po kërkojnë inkursionin në Armeni.

Të dy palët kanë akuzuar paraprakisht njëra-tjetrën për nxitje të konfliktit mbi ngjarjen e fundit, ku pala Armene, ishte ajo e para, e cila u deklarua, duke bërë me dije se thjesht i ishte “kundërpërgjigjur një sulmi azer”.

E menjëhershme ka qenë përgjigja diplomatike e Baku-t, ku nëpërmjet një deklarate për shtyp nga Ministria e Mbrojtjes, Armenia u akuzua për sulmin e paprovokuar.

Fakti se ka pasur viktima nga pala azere është pranuar nga vetë autoritetet në Azerbajxhan, por pa dhënë numër të saktë humbjesh.

Deri në këto çaste, duket se nuk do të shkohet në konflikt të plotë të armatosur, por fakti se dy luftëra janë bërë paraprakisht për rajonin armen në territorin azer, tregon ndjeshmërinë e lartë që çështja ka dhe gjasat gjithnjë të larta për përshkallëzim.

Nagorno-Karabakh-u është njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por ka qenë nën okupimin e separatistëve armenë për 30 vite.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike, Azerbajxhanit dhe Armenisë, që nga viti 1991 kanë qenë të tensionuara, pasi ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakh-ut, i njohur ndërkombëtarisht si një territor azerbajxhanas.

Kur përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator, ushtria armene filloi sulmet ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase, si dhe shkeli disa marrëveshje humanitare të armëpushimit.