Film

Rikthehet “Iron Maiden” pas 6 vitesh me këngë dhe mini-film të ri


Grupi i famshëm anglez “Iron Maiden”, i zhanrit heavy metal, pas gjashtë vitesh rikthehet me këngën e re “The Writing on the Wall”.

Kënga është e shoqëruar me një video të animuar, e cila tregon historitë biblike të Katër Kalorësve të Apokalipsit dhe Moisiun, duke ndarë Detin e Kuq, me katër motoçiklistë të mbuluar me pallto – nën drejtimin e maskotit të errët të “Iron Maiden”-it, Eddie, i cili sjell vdekje, shkatërrim dhe murtajë në distopinë e një bote të shtypur.

Këngëtari Bruce Dickinson ka bashkëpunuar me ish-ekzekutivin e Pixar-it dhe fansat e Iron Maiden, Andrew Gordon dhe Mark Andrews, të cilët, së bashku me Nicos Livesey dhe studion e animacioneve “BlinkInk”, kanë krijuar vizualët që tregojnë Eddien si një makth 3D.

Dickinson për videon u shpreh se “kisha një ide krejtësisht të qartë për konceptin, i cili do ta shoqëronte këngën”.

Më tej, ai thotë se “kur e takova Markun dhe Andrew-n në Zoom, ishim gati në të njëjtën gjendje dhe na u shtua edhe më shumë bindja nga Nicos dhe ekipi i tij i re i BlinkInk”.

Këngëtari ka thënë se ndihet krenar sesi ka dalë videoja.

“Është gati si një film me metrazh të shkurtër. E dija që do të funksiononte menjëherë kur Marku mori idenë time dhe i dha jetë me storibordet e jashtëzakonshme të tij – e dija që ne së bashku mund të krijojmë diçka të veçantë. Mendoj se këtë e kemi bërë dhe shpresoj që fansat të pajtohen me këtë. Në fakt, e gjithë puna në këtë këngë, është punë e fansave tonë”, përfundon Dickinson.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore