Muzikë

Rikthehet “furishëm” rep artistja, Nicki Minaj


Rep artistja e famshme, Nicki Minaj, ka njoftuar për projektin e fundit muzikor, publikimi i të cilit do të vijë pas një pauze disa mujore të yllit të hitit “Starships”.

Kënga “Beam me up Scotty” e realizuar dhe lansuar në vitin 2009, do të rikthehet në një version më ndryshe dhe pritet të publikohet edhe me video klip.

Gjithashtu, Minaj, ka publikuar një miksetë me disa këngë të reja të përziera me disa nga hitet e saj të vjetra, duke përfshirë edhe një këngë të titulluar “Seeing Green”.

Nicki Minaj, Drake, Lil Wayne

“Seeing Green” do të vijë në formë bashkëpunimi me dy nga rep artistët më të suksesshëm të diskografisë muzikore, Drake dhe Lil Wayne.

Pos këtyre këngëve, pjesë e kësaj miksete do të jenë edhe dy këngë tjera siç janë “Fractions” dhe “Crocodile teeth” i cili është remix i Skillibeng.

Gjatë një bisede të drejtpërdrejt në Instagram, pak orë para lëshimit të miksetës së re, Minaj, po ashtu zbuloi se së shpejti do ta publikoj edhe albumin e saj të radhës.

Ndryshe, që nga publikimi i “Yikes” vitin e kaluar, Minaj është paraqitur vetëm me reptura të saj në një numër të madh projektesh të artistëve të tjerë.

Kopertina e këngës “Say so” të Doja Cat me Nicki Minaj.

Në muajin maj të vitit 2020, ajo ishte pjesë e remix-sit “Say So” të rep artistes tjetër, Doja Cat, bashkëpunim ky që i dha Nicki Minaj edhe single-in e saj të parë numër 1 në “Hot Billboard 100”.

Që nga ajo kohë, ajo ishte pjesë edhe e këngës së 6ix9ine të titulluar “Trollz”,  teksa u shfaq edhe në bashkëpunimin e A $ AP Ferg me MadeinTYO, në këngën e titulluar “Move Ya Hips”.

Por nuk munguan as bashkëpunimet me rep artistët e tjerë si; Ty Dolla $ign,  Major Lazer, Sada Baby e Mike WiLL Made It’s.

Albumi i fundit i Nicki Minaj, “Queen”, publikuar në vitin 2018.

Albumi i fundit nga rep artistja, Nicki Minaj, ishte “Queen”, i publikuar në vitin 2018.

Ndërsa, nga gjigandi “HBO”, gjatë vitit të kaluar u paralajmërua për një seri dokumentare me gjithsej gjatë episode dedikuar karrierës së Nicki Minaj, por projekti nuk është publikuar akoma duke mos plasuar më shumë detaje rreth tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore