Përballje

Rikthehet Europa Leauge me xhiron e pestë të grupeve


Xhiroja e pestë e grupeve në Ligën e Evropës, do të zhvillohet këtë të enjte, ku disa ekipe do të kërkojnë kalimin e grupeve në këto ndeshje.

Deri më tani, vetëm skuadra francize e Lyon-it e ka siguruar kualifikimin nga faza e grupeve, ndërsa grupet e tjera janë ende të hapura.

Ndeshja më interesante e mbrëmjes, pritet të jetë ajo e Grupit B, ku do të ballafaqohen Monaco me Real Sociedad-in, të cilat janë kryesues.

Monaco ka tetë pikë në vendin e parë, ndërsa Sociedad pozicionohet në vendin e dytë, me një pikë më pak.

Monaco – Real Sociedad

Monaco vjen në këtë sfidë pas tre barazimeve dhe nuk ka fituar që nga 24 tetori, derisa edhe Sociedad ka tre barazime në pesë ndeshjet e fundit, por ata kanë marrë dy fitore brenda kësaj periudhe.

Sfidë interesante do të zhvillohet edhe në Grupin E, aty ku Galatasaray e pret në shtëpi skuadrën e Marselle-s.

Galatasaray kryeson këtë grup, me tetë pikë të grumbulluara, derisa Marselle gjendet në vendin e tretë, me katër pikë më pak.

Kurse, vendi i dytë mbahet nga Lazio, të cilët do të përballen në udhëtim me Lokomotivën e Moskës, të cilët kanë dy pikë në vendin e fundit.

Ndeshja e parë mes Marselle dhe Galatasaray

Interesnate pritet të jetë edhe sfida e Grupit C, aty ku Leicester City do të përballet me polakët e Legia-s, të cilë pozicionohen sipër tyre me një pikë më shumë.

Pra, kjo ndeshje do të jetë vendimtare për anglezët, pasi që në rast të fitores, do të parakalonin Legia-n në rënditje, në të kundërtën, do të shuanin shpresat për një kualifikim tutje.

Me interes priten të jenë edhe dy sfidat e Grupit G, ku vëmendja do të jetë në ndeshjen Bayer Leverkusen – Celtic.

Ndeshja e parë e zhvilluar mes Celtic dhe Bayer Leverkusen

Në rast të fitores së Leverkusen, atëherë ata do të kualifikoheshin që sonte në fazën tjetër, në anën tjetër skocezët e Cetic-ut do të provojnë të gjitha forcat, pasi që nuk kanë çfarë të humbin, të cilët pozicionohen në vendin e tretë me gjashtë pikë, një më pak se Betis i vendit të dytë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Real Betis do të presë në shtëpi skuadrën e Myrto Uzunit, Ferencvaros, të cilët nuk kanë marrë asnjë pikë në katër ndeshjet e kaluara.

Në ndeshjet e Grupit H, West Ham është vetëm një fitore larg sigurimit të vendit të parë, ë cilët do të ballafaqohen në udhëtim me austriakët e Rapid Viena-s.

West Ham pasi fitoi ndeshjen e parë ndaj Rapid Vienna-s

Ndërsa sfida tjetër në këtë grup, është mes Dinamo Zagreb-it dhe Genku-t, që do të jetë vendimtare për vendin e dytë në grup.

Situatë thuajse e njëjtë, është edhe në Grupin D, aty ku gjermanët e Eintraht Frankfurt, janë vetëm një fitore larg sigurimit të vendit të parë në grup, të cilët do të presin në shtëpi belgët e Antwerp.

Kurse sfida tjetër për të përcaktuar vendin e dytë, do të zhvillohet mes Olympiacos dhe Fenerbahce-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore