Sport

Rikthehet ‘Derby della Madonnina’


Kjo e shtunë do të risjellë “Derby della Madonnina”, përballjen mes dy rivalëve të vjetër të Serie A me bazë në Milano, Inter dhe Milan. Takimi do të luhet për javën e katërt të Serie A. Sfida do të zhvillohet në “Giuseppe Meazza” duke filluar nga ora 18:00.

Inter-i ka fituar pa pësuar gol në katër ndeshjet e fundit kundër Milan-it, duke marrë parasysh të gjitha garat. Ata nuk kanë arritur kurrë pesë suksese radhazi në derbin e Milanos (katër gjithashtu në 2020, 1974 dhe 1934). Katër portat e pastra radhazi janë tashmë një rekord për zikaltrit në këto ndeshje.

Milan-i ka fituar tre nga gjashtë derbet e fundit të luajtura në Serie A kundër Inter-it, po aq suksese sa ato të arritura në 19 ndeshjet e mëparshme kundër tyre në ligë. megjithatë, kuqezinjtë humbën derbin më të fundit në turne (0-1 më 5 shkurt).

Kuqezinjtë janë skuadra kundër të cilës Inter-i ka barazuar më shumë ndeshje në Serie A (56), nga ana tjetër zikaltrit janë ata që i kanë mposhtur më së shumti kuqezinjtë në ligën e parë (68 suksese). Inter janë edhe skuadra që ka shënuar më shumë gola ndaj Milan-it në kompeticion (251).

Inter-i ka shënuar në 11 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Milan-it, duke marrë parasysh të gjitha garat. Zikaltrit nuk kanë arritur kurrë të shënojnë në 12 derbi radhazi në shtëpi (11 gjithashtu midis prillit 1993 dhe janarit 2000).

Inter-i dhe Milan-i nuk janë përballur me njëri-tjetrin me pikë të barabarta në Serie A që nga 11 maji 2001 (6-0 për kuqezinjtë). Vetëm një herë në historinë e Serie A janë përplasur me të njëjtat pikë dhe në krye të tabelës, më 4 shkurt 1962 (2-0 për Inter-in), në atë rast Fiorentina ishte gjithashtu në vendin e parë.

Inter-i ka fituar pa pësuar gol në tre ndeshjet e para të këtij kampionati. Ata mund të arrijnë katër fitore në katër ndeshjet e para të Serie A të sezonit për herë të tetë, e para që nga 2019-20 dhe ata mund ta bëjnë këtë me katër porta të pastra për herë të parë në historinë e tyre në kompeticion.

Milan-i ka fituar secilën nga tre ndeshjet e para për herë të tretë në katër kampionatet e fundit të Serie A, të njëjtin numër si në 29 të mëparshmet. Kuqezinjtë mund të arrijnë katër fitore në katër ndeshjet e para të sezonit në garën për herë të gjashtë, dhe të tretë në epokën e tre pikëve për fitore (1995-96 dhe 2020-21 deri tani).

Inter-i dhe Milan-i janë dy skuadrat që kanë shënuar më shumë gola në tri ndeshjet e para të kësaj Serie A (tetë).

Lautaro Martinez ka shënuar tetë gola kundër Milan-it në të gjitha garat, vetëm Giuseppe Meazza (12) dhe Stefano Nyers (11) kanë shënuar më shumë gola në historinë e Inter-it në derbin e Milanos.

Sulmuesi argjentinas shënoi pesë gola në tre ndeshje të këtij kampionati dhe ndër lojtarët e zikaltërve, pas katër ndeshjeve të sezonit për ekipin e tij, vetëm Antonio Angelillo në 1958 (11), Benito Lorenzi në 1950 (gjashtë) dhe Bruno Quaresima në 1947 (shtatë) bënë më mirë.

Para Olivier Giroud, lojtari i fundit që shënoi të paktën katër gola në tre ndeshjet e para të një sezoni të vetëm për Milan ishte Andriy Shevchenko në 2001-02. Francezi mund të bëhet lojtari i parë kuqezi që shënon në të gjitha katër ndeshjet e para të ekipit që nga Oliver Bierhoff në 1998-99.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore