Kompeticioni më prestigjoz për klube në Evropë, UEFA Champions League do të ngrejë siparin e edicionit të ri 2023-24 këtë të martë. Në fushë do të luhen tetë takimet e para, ku nuk do të mungojnë sfidat interesante mes klubeve embleme të kompeticionit.
Sfidat e ditës do të luhen në dy orare, 18:45 dhe 21:00. E marta do të sjellë në fushë skuadrat e mëdha si Barcelona, Milan, Machester City, PSG, Dortmund, Atletico Madrid dhe Porto. Për të mos u nënvlerësuar janë edhe Feyenoord, Celtic, Lazio, Newcastle, Leipzig, Young Boys, Crvena Zvezda, Royal Antwerp dhe Shakhtar Donetsk.
Dy takimet e para të ditës do të luhen duke filluar nga ora 18:45. Feyenoord do të presë gjigandët skocez të Celtic në “De Kuip Arena”. Ndërsa, kuqezinjtë e Milan-it do të presin në mitikun “San Siro” skuadrën angleze të Newcastle, e cila rikthehet në Champions League pas vitesh të shumta mungesë.
Duke filluar nga ora 21:00 do të luhen gjashtë takimet e tjera. Lazio do të përballet me Atletico-n në “Olimpico”. PSG do të presë Dortmund-in në “Parc des Princes”.
Young Boys përballet me Leizpig-un në “Wankdorf”. Teksa, në “Etihad”, kampionët në fuqi të Champions League, Manchester City përballen me serbët e Crvena Zvezda-s.
Larg mitikut “Camp Nou” këtë sezon për shkak të rindertimit të tij, Barcelona do të luajë në “Olimpic Lluis Companys” dhe do të presë Antwerp-in. Kujtojmë që me skuadrën belge aktivizohet sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Arbnor Muja, i cili pritet të jetë titullar në mbrëmjen e sotme.
“Volksparkstadion” do të presë përballjen mes vendasve të Shakhtar-it dhe miqëve portugez të Porto-s.
Ndeshjet sipas grupeve
Grupi E
Feyenoord – Celtic
Lazio – Atletico Madrid
Grupi F
Milan – Newcastle
PSG – Dortmund
Grupi G
Young Boys – Leipzig
Manchester City – Zrvena Zvezda
Grupi H
Barcelona – Antwerp
Shakhtar – Porto
Datat e ndeshjeve
Pas ndeshjeve që do të luhen këtë të martë, 19 shtator, Champions League do të vijojë edhe të mërkurën, 20 shtator, me ndeshjet e tjera të javës së parë të fazës së grupeve.
Java e dytë do të luhet më 3-4 tetor dhe ajo e tretë më 24-25 tetor. Java e katërt do të luhet mes 7-8 nëntorit, ndërsa ajo e pestë midis 28-29 nëntorit. Dhe, java e fundit e fazës së grupeve do të zhvillohet në mesjavën e 12-13 dhjetorit.
Raundi i parë pas fazës së grupeve, ai i të 16-ve, do të luhet midis 13-14 dhe 20-12 shkurtit 2024 me ndeshjet e para. Dhe ndeshjet e kthimit do të luhen 5-6 dhe 12-13 mars 2024.
Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 9-10 prill 2024 dhe ato të kthimit më 16-17 prill.
Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 30 prill dhe 1 maj 2024. Teksa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen një javë më vonë, 7-8 maj 2024.
Finalja e madhe që do të kurorëzojë skuadrën kampione do të luhet më 1 qershor 2024 në stadiumin mitik të “Wembley”-t në Londër, Angli.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Zhegrova reagon pas “përjashtimit” nga kombëtarja e Kosovës: Do të flas në fushë… së shpejti
-
Stadiumi “Air Albania” plot, shiten të gjitha biletat për sfidën e Kombëtares me Gjeorgjinë
-
Përjashtohen nga grumbullimi Zhegrova, Muric e Muslija – “thyen rregulloren”
-
Nations League/ Kombëtarja stërvitet në Pragë, nis përgatitjet për ndeshjen me Gjeorgjinë
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Albin Kurti në tavolinë me Goran Vasiljeviç, të dyshuarin si bashkëpunëtor i BIA-s – i njëjti është punësuar edhe në Ministri te Liburn Aliu
-
Emrat e kundërshtarëve, Berisha: 12 drejtuesit e PD-së nuk kanë krahasim
-
Vizioni apokaliptik i Qeverisë izraelite: Shndërrimi i Bregut Perëndimor në Gaza
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit