Pajisje

Rikthehen pas ndërprerjes së internetit pajisjet Starlink në Ukrainë


Ditët e fundit, disa pajisje interneti Starlink që kishin pësuar ndërprerje janë rikthyer.

Dhe sipas ushtarëve dhe zyrtarëve ukrainas, ky rikthim ka rivendosur linjat e komunikimit në territorin e çliruar së fundmi nga pushtimi rus.

Ndërprerja shënoi një nga zhvillimet më të spikatura në rajonin jugor të Kherson-it, ku betejat janë më intensivet, sipas një zyrtari ukrainas.

Trupat e Kievit përdorin pajisjet portative, të prodhuara nga SpaceX e Elon Musk, për të komunikuar në fushën e betejës ku qasja në internet është ndërprerë.

Javën e kaluar, zyrtarët kanë thënë se ndërprerjet ndodhën në mes të kundërofensive në jug dhe lindje. Llogaria e tyre u konfirmua nga ushtarë në vijën e frontit dhe një donator i terminaleve Starlink.

Sakaq, zyrtarët kanë bërë me dije se koha e ndërprerjeve dhe restaurimeve të mëvonshme kanë ngritur dyshimin se problemet nuk ishin shkaktuar nga keqfunksionime teknike, as bllokime nga forcat ruse.

Ata kanë sugjeruar se ato mund të jenë rezultat i kufizimeve gjeografike të vendosura nga SpaceX. “Nëse është duke bllokuar, kjo nuk mund të ndryshohet kaq shpejt”.

Ish-ministri ukrainas i mbrojtjes, Andriy Zagorodnyuk, shpresonte që Musk të mos i bënte pajisjet joefektive në zona të caktuara.

“Nëse e bën, kjo do të ishte e papranueshme pasi nënkupton se ai ka marrë një pjesë të drejtpërdrejtë në luftë duke dëmtuar aftësitë tona”, ka shtuar ai.

“Nuk u takon individëve apo kompanive private të vendosin të ndërhyjnë në pajisjet që na kanë ofruar aleatët tanë”, ka thënë Zagorodnyuk.

Marrë nga “Financial Times”, përshtatur për “Albanian Post”.

Starlink i dhuron Ukrainës pajisje logjistike për internet pa limit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore