Lajme

Rihapet muzeu historik i muzikës në Londër ‘Koko’


Ai njihet si vendi ku kanë interpretuar artistë me emër, si: Madonna, Prince, Amy Winehouse dhe Coldplay.

Ndryshe identifikohet si muzeu historik i muzikës, Koko. Pas një restaurimi trevjeçar, i cili ka kushtuar plot 96 milionë dollarë, do të hapë dyert pranverën e ardhshme për publikun.

I vendosur në Camden, në Londrën Veriore, fillimisht një teatër i shekullit të XIX-të, aty ku doli dikur në skenë Charlie Chaplin.

Gjatë asaj kohe, punëtorëve u është dashur të kapërcejnë dëmtimet nga zjarri dhe përmbytjet.

Me një hapësirë prej 50 mijë metrash katrorë, do t’u ofrojë mundësinë artistëve të muzikës të performojnë në një skenë 360 gradë.

Salla e teatrit objekte të regjistrimit dhe shfaqet mund të transmetohen drejtpërdrejt.

 

CEO dhe themeluesi i teatrit, Olly Bengough, në një deklaratë për shtyp u shpreh i emocionuar, teksa njoftoi se “ne do t’ua kthejmë Koko-n muzikantëve, artistëve dhe fansave pranverën e ardhshme, me një teatër të restauruar dhe tepër të bukur”.

Në vijim të fjalës së tij, ai tha se “jemi të përkushtuar për të mbrojtur trashëgiminë tonë kulturore 120 vjeçare”.

Sipas Bengough, fokus është “gjenerata e ardhshme e muzikantëve dhe skena muzikore dinamike dhe gjithnjë në rritje të Londrës”.

Investimi ka bashkuar tre ndërtesa – ish-teatrin, një lokal të vjetër dhe një fabrikë të ish-pianos.

Koko, e cila është duke u rilancuar në partneritet me kompaninë e përmbajtjes Sister, do të ketë gjithashtu dhoma për piano një bibliotekë, bar koktej dhe apartament.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore