Sport

Richarlison tregon pse qau pas fitores së Tottenham-it


Richarlison ishte futbollisti i ndeshjes takimin që skuadra e tij, Tottenham, e fitoi me rezultat 2:0 ndaj Marseille-s në Ligën e Kampionëve.

Braziliani shënoi te dy golat për Spurs, derisa kjo ishte ndeshja e parë në karrierën e tij në Champions.

Pas përfundimit të ndeshjes, Richarlison nuk arriti t’i mbante lotët, derisa më vonë tregoi arsyen pse u emocionua aq shumë.

“Babai im ishte këtu, ai ka qenë me mua gjatë gjithë karrierës sime, ai më ndihmoi shumë për të realizuar ëndrrat e mia. Të kisha atë sot këtu ishte shumë emocionuese për mua sot, sepse ai është pjesë e gjithë suksesit tim”, tha braziliani.

“Pasi dëgjova himnin e Ligës së Kampionëve fillova të buzëqesh. Ishte ëndrra ime që kur isha fëmijë. Duke qenë atje, duke dëgjuar himnin, duke luajtur ndeshjen, u emocionova shumë dhe u shpërbleva me shënimin e këtyre dy golave”, shtoi Richarlison.

25-vjeçari iu bashkua skuadrës londineze gjatë kësaj vere nga Everton-i për shumën e 58 milionë eurove.

Kjo ishte vetëm ndeshja e dytë e brazilianit në formacionin startues për skuadrën e Antonio Conte-s, pasi që katër takimet e para e nisi nga stoli.

Në Premier Leauge, ish-sulmuesi i Everton-it ka arritur t’i dhurojë dy asistime me fanellën e klubit të tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore