Përballje

Rey Manaj shënon tre gola në debutim te Barcelona


Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, ka shënuar tre gola në ndeshjen e parë të tij pas rikthimit te Barcelona.

Ai shkëlqeu në miqësoren që Barcelona e fitoi me rezultat 4:0 ndaj skuadrës spanjolle, Gimnastic.

Sulmuesi 24-vjeçar u inkuadrua në lojë në fillim të pjesës së dytë dhe arriti të zhbllokojë ndeshjen në minutën e 60-të, me një gol të bukur, duke çuar topin në trekëndëshin e portës kundërshtare.

Në minutën e 85-të ishte Collado që dyfishoi shifrat, por spektakli i Manajt dhe Barcelonës nuk kishte përfunduar ende.

Manaj shënoi edhe dy gola të tjerë, një në minutën e 87-të dhe tjetrin në minutën e fundit të ndeshjes nga pika e bardhë e penaltisë, duke vulosur hat-trikun e parë të tij.

Sulmuesi shqiptar, aktualisht është pjesë e Barcelona B, por kjo paraqitje e tij sonte, mund ta ndihmojë atë që edhe në të ardhmen të ftohet nga trajneri Ronald Koeman te klubi A i Barcelonës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore